LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gruan e cila po përdor faqet e pornografisë dhe lojërave të fatit për t’u treguar rusëve të vërtetën rreth luftës në Ukrainë

Njihuni me gruan e cila po përdor faqet e pornografisë dhe lojërave të fatit për t’u treguar rusëve të vërtetën rreth luftës në Ukrainë

Agresioni rus mbi Ukrainë ka detyruar miliona njerëz të marrin armët kundër forcave të Vladimir Putinit, por të tjerët po luftojnë në mënyra më pak konvencionale dhe Anastasiya Baydachenko është mes tyre.

Shefja ekzekutive e Byrosë së Reklamave Interaktive (IAB) të Ukrainës po përdor reklama me imazhe të palëvizshme, si dhe video në faqet pornografike dhe të lojërave të fatit, në një përpjekje për t’u treguar rusëve dhe bjellorusëve të vërtetën rreth konfliktit në Ukrainë.

Bëhet fjalë për Baydachenko e cila i tha Business Insider se reklamimi në këto faqe kishte kuptim sepse ishte i lehtë dhe i përballueshëm dhe rriti mundësinë që rusët dhe bjellorusët t’i shihnin ato, përcjell Telegrafi.


Pavarësisht se i mungonte një sistem gjurmimi për të vlerësuar efektivitetin, ajo besonte se rreth 80% arritën te rusët dhe bjellorusët.

“Faqet për të rritur dhe ato të lojërave të fatit kanë një audiencë ruse dhe platformat e reklamave mund të na e shesin këtë trafik”.

Bayraktar: 'I armatosur' me vetëm një kitarë, rrëfimi për njeriun që po ndihmon Ukrainën t'i rezistojë Rusisë
Lexo po ashtu Bayraktar: 'I armatosur' me vetëm një kitarë, rrëfimi për njeriun që po ndihmon Ukrainën t'i rezistojë Rusisë

Megjithëse shtrirja nuk ishte shumë domethënëse, “është një mjet më shumë” që nuk duhet të hidhet poshtë, tha Bajdaçenko. “Ne besojmë fuqimisht se duhet të përpiqemi t’u japim mesazhe të vërteta atyre që kanë qenë nën propagandë shtetërore për dekada”.

Baydachenko tha se përdorimi i faqeve pornografike ishte një mënyrë e mirë për të arritur tek rusët, por nuk përjashtoi platformat shumë më të mëdha të operuara nga Meta dhe Google edhe nëse politikat e tyre më të rrepta e bëjnë më të vështirë për ta bërë këtë.

Jemimah Steinfeld, kryeredaktore e Index on Censurship, një organizatë jofitimprurëse që bën fushatë për shprehjen e lirë, tha se për të luftuar censurën, duhet “të hidhni gjithçka në të”.

Megjithatë, ajo paralajmëroi: “Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se kur shihen reklama për luftën, ato mund të mos kenë gjithmonë arritjen e synuar”.

“Kur ju jepet një histori e njëanshme, pala tjetër mund ta hedh poshtë si propagandë”.

Historia e “koktej Molotov” - një rrëfim për prejardhjen e emrit të 'pajisjes ndezëse', të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve
Lexo po ashtu Historia e “koktej Molotov” - një rrëfim për prejardhjen e emrit të 'pajisjes ndezëse', të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve

“Sigurisht që në rastin e Facebook-ut, u pa si një kërcënim mjaft i madh që Rusia lëvizi për ta bllokuar”, tha Steinfeld.

Në të vërtetë, Rusia kritikoi Facebook-un për “kufizimin e llogarive zyrtare të katër mediave ruse”, tha Roskomnadzor, rregullatori rus i teknologjisë dhe komunikimit, një ditë pasi forcat e Putinit filluan agresionin mbi Ukrainë.

Steinfeld shtoi: “Ne kemi parë se media sociale mund të funksionojë kundër shprehjes së lirë – algoritmet mund të jenë mjete të hapura, duke bllokuar po aq informacione thelbësore sa edhe dezinformata. Por, ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin e saj në drejtim të informimit për luftën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”.

Në maj, ishte raportuar se zyrtarët rusë shpenzuan 8 milionë dollarë në VPN që i lejuan ata të shmangnin censurën në internet të vendit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori