LAJMI I FUNDIT:

Njëzet ditë në divanet e Berlinit

Njëzet ditë në divanet e Berlinit

Gjermania Christine Neder (25 vjeçare), e cila dëshiron të ikë tmerrit të kërkimit të një shtëpie me qira në Berlin dhe e etur për të njohur njerëz të rinj, ka ndërmend të flejë nëpër divanet e të tjerëve gjatë 90 ditëve të stazhit të saj në Berlin.

Neder deklaroi se dëshiron t’i vizitojë të gjithë miqtë në Berlin dhe për këtë arsye ka marrë një vendim të tillë. Më herët ajo kaloi katër muaj në Munchen ku jetoi e vetme.

“Mendoj se është mirë të njohësh njerëz të rinj dhe pjesë të ndryshme të Berlinit”, tha dizajnerja e ardhshme e modës.

Neder, e cila kërkon vend për banim nëpërmjet Facebookut dhe Couchsurfingut, është ftuar që të flejë tek njerëzit të cilët janë të interesuar për aventurën e saj. /Telegrafi/