Nga: Anita Runaj
Alarmi bie; një dorë zgjatet që ta fikë, ngrihet paksa dhe vendos ibrikun në punë. Më pas, merr paketën e cigares; ndez një, lan fytyrën, dhëmbët, merr xhaketën dhe del. Shkon në auditor, jep testin dhe papritur gjendet në dhomën e tij, i përhumbur. Të jetë vallë kjo një ëndërr apo më shumë një dëshirë? Një dëshirë për të lëvizur, për të bërë përpara? Për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet?
Po cila është gjendja në të cilën ndodhet?
Fjalët me të cilat filmi hapet janë këto:[1]
Alarmi yt fiket. Ti nuk lëviz.
Ti qëndron në shtratin tënd.
Ajo e jotja është mungesë veprimi.
Veprimet të cilat ti i shmang se kryeri.
Ky zë kaq monoton përshkruan po jetën e tij monotone; aq të plogësht dhe boshe, ku rutina – një rutinë e mërzitshme, pa asnjë lloj fitimprurjeje (që kjo periudhë kapitalizmi të bën ta ndjekësh pas (“Ëndrra e vjetër amerikane”), bën që vetë personazhi të mos mendojë për asgjë; që mendimet t’i vdesin, të humbasë në vorbullën e rutinës së tij derisa bëhet një me të, derisa ai s’është më tjetër gjë veçse një hije e asaj rutine.
Një kopje e pikturës Not to be reproduced e piktorit surealist René Magritte[2] është e vendosur në murin e tij, e ai, me sy thuajse të perënduar, pa asnjë lloj emocioni, qëndron mbështetur pas saj, ndërkohë që “zëri i brendshëm” na përmend alienizimin nga shoqëria, moderniteti, tëhuajzimin ndaj tij. Dhe, ky është dhe qëllimi i përdorimit të kësaj pikture aty. Piktura është personazhi, shikuesi, ku të dy ndjejnë një alienim, shkëputje, mospërputhje me botën moderne, kapluar nga një krizë ekzistenciale dhe i paaftë t’i vendosë vetes një identitet.
Ama, një ditë ndryshe nga të tjerat në mizorinë e jetës së tij – ai kupton që diçka nuk shkon; se ai nuk di të jetojë, e asnjëherë nuk do të dijë. Besoj se kjo është pika ku kriza ekzistenciale bëhet e qartë për të. Ajo ndjesi e të qenurit pjesë e diçkaje; të qenurit pjesë e botës nuk janë më aty, e si ato, as ai. Veprimet, eksperiencat, interesat që ka pasur, nuk i ka më. E ka lënë veten të rrëshqasë: Ai vetë ia ka bërë vetes këtë.
Po mos vallë kjo është ajo që të ofron moderniteti?
Edhe mund të jetë.
Por, jemi ne ata që vendosin për jetët tona; jemi ne ata që e formojnë vetveten, e nëse nuk e bëjmë atëherë ne kemi frikë; jemi përtacë; nuk kemi aspak vullnet, e për rrjedhojë, bëjmë zgjedhjen e gabuar, zgjedhim rrugën më të lehtë.
Ai nuk lexon më. Ka kohë që kur ka lexuar për herë të fundit. Librat mbi gjunjët e tij janë ndoshta një kujtesë e diçkaje të harruar, një veprim mekanik; ndoshta, ndërsa dëshira, dedikimi nuk është me aty.
“To be without desire, without revolt”.[3]
Ky njeri që fle, ka vizituar muzeume, teatro, parqe, opera e prapë nuk arrin të zgjohet: Lexon gazetën rresht për resht dhe jo për të marrë ndonjë lloj informacioni, por si një lloj “ushtrimi”, “si një mi laboratori”. E gjitha është një konsumim, pa përtypje, pa përpunim.
“Ti je pa te ardhme, pa të tashme dhe pa të shkuar”
A nuk është ky përshkrimi i të mosekzistuarit? I të qenurit një hiç në mes të botës; kaq i humbur, kaq i vetmuar. Është e trishtueshme, e dhimbshme jo për faktin se ka humbur sensin e gjithçkaje, por sepse të gjitha ia ka sjellë vetes.
Megjithatë, duket sikur ndryshon diçka tek ai më vonë; duket sikur më në fund do të përballet me vetveten. Zëri i ndërgjegjes ndryshon: Nga monoton, revoltohet, duke thënë se ai i urren ata që kanë gjithmonë të njëjtën rutinë; të njëjtat veprimtari; çfarëdolloj moshe qofshin, të gjithë janë njësoj. Pra, ai urren veten që nuk ndërmerr veprimet, që nuk lëviz, çka do të thotë se është përmendur, ka ardhur në realitet. Si fillim, pasi arrin të mendojë dhe së dyti pasi duke urryer ata, kërkon të përmirësojë veten.
Por, më vonë pasi kupton gjithë këto nuk është më monoton, por i frikësuar sepse ndryshe nga më parë që priste që gjithçka të mbaronte, sot është i frikësuar sepse koha nuk ka ndaluar së pushuari për të; gjithçka ka plotësuar ciklin e vet.
Asgjë nuk ka mësuar se vetmia asgjë nuk të mëson.
Skena e fundit e filmit është po njësoj me atë të fillimit, – çka nënkupton mbylljen e një lloj cikli qç sjell hapjen e një tjetri: Një rreth vicioz.
Njeriu qe fle është një film francez i vitit 1974 me regjisurë të Bernard Queysanne[4] dhe Georges Parec[5]. Filmi ka dy aktore; një aktore (Jacques Spiesser) dhe një narratore ( Ludmilla Mikaël), e cila duket sikur flet me zë të lartë veprimet e personazhit.
Një tjetër veçori e filmit është stili minimalist i përdorur kudo. Që nga skenari, veshjet, ngjyrat; por, më kryesorja, monologu i brendshëm i personazhit. Është pikërisht ky stil minimalist që jep një pikturë më precize dhe të rafinuar të idesë së dy regjisorëve.
Një tjetër detaj mjaft interesant është ky: Hapja bëhet nga një fytyrë me një zë monoton, ndërkohë që ngjarjet përparojnë edhe pse shprehia e fytyrës nuk ndryshon; zëri revoltohet, bëhet më i flaktë dhe i shpreh mendimet në mënyrë poetike; çka të godet më shumë emocionalisht dhe në fund zëri qetësohet, por ka disa nota frike. Ashtu sikurse personazhi.
Zgjedhja e fjalëve, mënyra se si shprehen; emocioni tronditës që të përcjell nuk duket sikur po përshkruajnë personazhin, por po të drejtohet ty, më i bardhë se sa drita e diellit dhe më i qartë se vetë kristali.
Po shqiptarët sa kohë kanë që flenë?
E pikërisht ky film është tabloja më e qartë dhe një nga ato me më shumë vlerë – do të thoja unë – përsa i përket shoqërisë në të cilën jetojmë: Një shoqëri e konsumuar nga dembelizmi, ankesat, përtacia, lodhja mendore nga hiçgjëja; me pak fjalë – të fjeturit. Edhe pas kaq shumë vitesh, ky film është më aktual se kurrë. Shoqëria jonë ka rënë në një rreth vicioz, ashtu sikurse personazhi ynë që thjesht sillet vërdallë, pa kurrfarë qëllimi. Po ç’jemi ne fundja, nëse nuk kemi më qëllime? Asgjë!
Janë pikërisht qëllimet ato çka e bëjnë një individ e si rrjedhojë një popull të ecë përpara.
Edhe pse kjo lloj “fjetjeje” shihet në të gjitha shoqëritë, në shoqërinë shqiptare duket sikur nuk ka ndërmend të mbarojë gjumi letargjik që e ka kapluar atë prej dekadash. Kjo bën që kjo shoqëri e ashtuquajtur shoqëri e lirë, pasi nuk ka më lëvizje qytetare, kauza të humbura, e beteja të paluftuara. E cila është zgjidhja për këtë?
Ashtu sikurse për filmin, ku mendoj se personazhi nuk e merr fundin e merituar; kjo pasi ai nuk duket të vdesë, por të vetëvritet. Kjo mendoj se duhet të ndodhë dhe në shoqërinë shqiptare: Një shoqëri që nuk është e aftë të luftojë për vetveten, të ketë qëllime e ideale. Të mos ketë një dëshirë për një të tashme e sidomos për të luftuar për një të ardhme nuk është një shoqëri.
Ajo është thjeshtë një turmë “njerëzish që flenë”.
E kush nuk mund të ngrihet pas gjithë kësaj shkëputjeje dhe të ketë një fillim të ri në botë vetëm nëse gënjen veten, nëse kalon në absurd.
Por përveç vdekjes, shpëtimit nga kjo mizori totale, a ka zgjidhje tjetër? /Palimpsest.al/
________
[1] Un homme qui dort (Njeriu që fle), është film dramatik francez i vitit 1974, me regji nga Bernard Queysanne dhe Georges Perec
[2] René François Magritte- ishte artist surrealist belg i njohur për përshkrimet e tij të objekteve të njohura në kontekste të panjohura dhe të papritura, të cilat shpesh provokonin pyetje rreth natyrës dhe kufijve të realitetit dhe përfaqësimit.
[3] Pjesë e marrë nga narracioni i filmit.
[4] Bernard Queysanne lindi më 9 qershor 1944 në Rabat, Protektorati Francez në Marok [tani Maroku].
[5] Georges Parec është romancier, producent, eseist francez.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme