LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i shkurtër në botë ka vetëm 70 centimetra

Njeriu më i shkurtër në botë ka vetëm 70 centimetra

Kolumbiani 24-vjeçar mori titullin e njeriut më të shkurtë në botë. Edward Nino Hernandez është i gjatë 70 centimetra, ndërsa peshon gjithsej dhjetë kilogramë.

“Ai nuk është rritur që prej moshës dyvjeçare” tha Noemi Hernandez, nëna e njeriut më të shkurtër në botë, i cili kohë më parë e regjistroi rekordin e tij në Librin e Rekordeve Guinness.

“Mjekët nuk kanë ditur të na japin një përgjigje pse Hernandez ka mbetur kaq i shkurtër. Kurrë nuk na kanë dhënë diagnozën”, tha nëna e Edwardit, duke shtuar se kur lindi djali i saj ishte 38 centimetra i gjatë dhe peshonte 1.5 kilogramë.


Gjatësia nuk i pengon edhe në planin e dashurisë. Ai tha se ka parë fotografinë e vajzës më të shkurtër në botë e cila jeton në Indi dhe ka filluar të interesohet për të.

“Unë kam një të dashur ajo po ashtu është nga Bogota, quhet Fanny, është 18 vjeçe dhe është e gjatë 1.5 metra”, tha Nino.

Përndryshe kolumbiani i ri titullin e njeriut më të shkurtë në botë do ta mbajë vetëm për disa muaj.

Khagendra Thapa Magar nga Nepali në tetor mbushë 18 vjet dhe atëherë do t’ia rrëmbejë titullin Ninos. Thapa Magar është i gjatë vetëm 56 centimetra dhe tashmë është shkruar në Librin e Rekordeve Guinness si tinejxheri më i shkurtër në botë. Sa për rikujtim, njeriu më i shkurtër në botë më herët ka qenë He Pingping nga Kina, por ai ndërroi jetë më 13 mars. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori