Një libër tërësisht politik, “Djajtë” është një lloj testamenti i jetës në Rusinë perandorake të fundit të shekullit XIX. Me shkëlqimin e revolucionit demokratik në Rusi, nisën të lindin edhe ideologji të ndryshme. Autori i veprës i sheh me sy kritik edhe idealistët liberalë, duke i portretizuar idetë e tyre si demoniake, si dhe absurditetin e konservatorëve për t’u përballur me pasojat sociale. Më poshtë është një fragment nga kjo vepër që flet për dhembjen dhe frikën.
Nga: Fyodor Dostoyevsky
Përktheu: Jorgji Doksani
– Po përpiqem të gjej arsyen, përse njerëzit nuk kanë guxim të vrasin veten. Kjo është.
– Si kështu, nuk kanë guxim! Po pse pak vetëvrasje bëhen?
– Shumë pak.
– Këtë mendim keni?
Nuk mu përgjigj. Qëndroi i menduar dhe pastaj bëri ecejake nëpër dhomë.
– Po çfarë përmbaka njerëzit të vrasin veten, sipas jush? – e pyeta.
Më pa i hutuar, si të donte të sillte ndër mend se për çfarë po flasim.
– Po ja, dy paragjykime i përmbajnë: një i vogël dhe një shumë i madh.
– Cili është i vogli?
– Dhembja!
– Dhembja? Pse kaq e pamposhtme qenka dhembja në një rast të tillë?
– Dhembja është e para. E gjejmë të shfaqur dyllojëshe: janë ata që e vrasin veten o nga pikëllimi i pangushëllueshëm, o nga ligësia, o nga çakërdisja, o… nga ku di unë se çfarë. Këta pak mendojnë për dhembjen! Janë dhe ata që e bëjnë me mendje të ftohtë, këta mendojnë shumë.
– Pse ka që e bëjnë me mendje të ftohtë?
– Ka shumë. Po të mos ekzistonin paragjykimet, do të kishte më shumë: do të qenë të gjithë.
– A thua të gjithë?
Ai heshti.
– Po pse, a nuk njihen mënyra, të vdesësh pa ndier dhembje?
– Përfytyroni, – më tha dhe qëndroi para meje – përfytyroni një gur të kësaj madhësie, sa një shtëpi, ai varet poshtë. Ju jeni nën të: Në rëntë, a do ndienit dhembje?
– Nga një gur sa një shtëpi? E tmerrshme!
– S’e kam fjalën te tmerri, dhembje a do ndienit?
– I përmasave të tilla? Kuptohet, asnjë dhembje s’do ndjihej.
– Sikur ju vetë të gjendeshit nën të, me siguri që s’do mbeteshit pa e përfytyruar ç’dhimbje të padurueshme do të ndienit në atë rast.
Edhe shkencëtar po të ishit, edhe mjek po të ishit, frikë do kishit.
– Po arsyeja e dytë, ajo e madhja?
– Bota e matanë varrit.
– Domethënë, ndëshkimi?
– Bota e matanë varrit, si e tillë.
– Po pse nuk ka ateistë të rregjur që s’besojnë në botën e matanë varrit?
Përsëri heshti.
– Ndoshta niseni nga vetja që flisni kështu?
– Jo gjithkush mund të gjykojë nisur nga vetja. – mërmëriti dhe u skuq e u bë flakë. – Liria ka për të qenë e kulluar, kur të jemi shpërfillës ndaj asaj: të rrojmë apo të mos rrojmë. Drejt kësaj duhet synuar.
– Duhet synuar? – Po atëherë askush nuk ka për të dashur të jetojë?
– Po, askush, tha me zë të fortë.
– Njeriu ka frikë nga vdekja, sepse e do jetën, ky është mendimi im.
– Është ligj i natyrës, i thashë!
– Poshtërsi është, gënjeshtër është! – sytë i shkrepëtinë dhe i nxorën xixa. – Jeta është dhimbje, jeta është tmerr, njeriu është fatkeq. Njeriu tani jetën e do, sepse e do dhimbjen dhe tmerrin. Këtu dhe fshihet mashtrimi. Njeriu i tanishëm nuk është njeriu që duhet të jetë. Do ketë të rinjë: të lumtur dhe krenarë. Për ta do jetë njëlloj: të rrojnë apo të mos rrojnë! Ky do të jetë një njeriu i ri. Kush del fitimtar mbi dhembjen dhe frikën, ai do të jetë vet perëndi. Kurse të tjerët, s’kanë për të qënë.
– Pra perëndia qenka, sipas jush?
– Ai mungon, por për të qenë është. Nën shkëmb s’ka dhimbje, por në frikë nga shkëmbi ka dhimbje. Perëndia është dhimbje, frikë nga vdekja. Kush do ta mposhtë dhimbjen dhe vdekjen, ai do të bëhet perëndi. Do të jetë një jetë e re ajo, do të jetë njeri i ri, çdo gjë do të jetë e re … Atëherë historinë do ta ndajnë në dy gjysma: nga gorilla deri në zhdukjen e perëndisë dhe nga zhdukja e perëndisë…
– Deri të gorilla?
– Deri te këmbimi i tokë dhe i njeriut fizikisht. Njeriu do bëhet perëndi dhe do ndryshojë fizikisht. Edhe bota do ndryshojë, edhe mendimet për të gjitha ndjenjat. Ju si mendoni: a ka për të ndryshuar njeriu fizikisht?
– Në qoftë se do të jetë shpërfillës ndaj të jetuarit apo mos të jetuarit, atëherë të gjithë do ta vrasin veten: kështu dhe ka për t’u shfaqur ndryshimi.
– Sidoqoftë, gënjeshtrën do ta vrasin. Kush e do lirinë, si gjënë më kryesore, ai duhet të guxojë ta vrasë veten. Kush guxon ta vrasë veten, ai është perëndi. Është në dorën e secilit që të mos ketë dhe asgjë të mos ketë. Por askush këtë s’e ka bërë.
– Vetëvrasës ka me miliona.
– Veç e kanë bërë me frikë, jo si duhet. E kanë bërë jo për ta vrarë frikën. Kush e vret veten për ta vrarë frikën, ai menjëherë bëhet perëndi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët