LAJMI I FUNDIT:

Njëri në Prishtinë e tjetri në Drenas, gjenden trupat e pajetë të dy personave

Njëri në Prishtinë e tjetri në Drenas, gjenden trupat e pajetë të dy personave

Në dy raste të ndara gjatë ditës së sotme është raportuar për vdekjen e dyshimtë të dy personave.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar për Telegrafin se në Drenas një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vëllezërit Ahmeti”.

“Rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 57 vjeç”, tha ai.


Sipas tij, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Derisa rreth orës 17:00 është raportuar për një trup të pa jetë të një personi në moshë të shtyrë në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyrë”, tha Borovci.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori