LAJMI I FUNDIT:

Njëqind milionë “fara” në muzeun e Londrës

Njëqind milionë “fara” në muzeun e Londrës

Dyshemeja e madhe e muzeut nacional britanik të arteve moderne “Tate Modern” është mbuluar me gjithsej 100 milionë “fara” luledielli të punuara nga porcelani. Kjo vepër është realizuar si pjesë e ekspozitës “Unilever Serie”, ndërsa vizitorët mund të ecin dhe t’i prekin farat e lulediellit, që është vepër e artisti kinez Ai Weiwei, shkruan “Daily Mail”.

Secila farë imitim është punuar me dorë nga zanatlinjtë, ndërsa ato mbulojnë një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë të galerisë londineze Turbine Hall, në muzeun e lartpërmendur.

Farat janë punuar në një afat prej dy vitesh. Përndryshe ato të vërtetat janë një prodhim shumë i popullarizuar dhe shiten nëpër rrugët e Kinës, por po ashtu kanë edhe rëndësi tjera për artistin kinez, i cili është disident politik në Kinë. Gjatë Revolucionit Kulturor, fotografitë propagandistike shfaqnin liderin kinez Mao si diell, ndërsa masa në formë të lulediellit e kthyer në drejtim të tij.

Edhe porcelani është gati një sinonim me Kinën dhe për ta realizuar instilacionin e tij, Ai Weiwei ka përdorur metodat tradicionale për përpunimin e materialit i cili gjatë historisë ka qenë njëri prodhimet më të çmueshme të eksportit kinez.


Projekti është menduar për t’i mundësuar vizitorëve të hulumtojnë fenomenin “Made in China” duke pasur parasysh pozitën gjeopolitike dhe shkëmbimin kulturor dhe ekonomik.

Ky është një instilacion shumë i shtrenjtë në të cilin kanë qenë të angazhuar 1600 veta në qytetin kinez Jingdezhen, i njohur për prodhimin e porcelanit mbretëror. Artisti 53 vjeçar Weiwei, i cili është nën mbikëqyrje të shtetit, tha se instilacioni i tij në të vërtetë ka shtyrë shumë të rinj në Kinë që të shprehen më lirshëm, dhe kjo sipas artistit, është ajo që i nevojitet Kinës.

Në fund të gjitha farat do të kthehen në studion e artistit në Pekin, ndërsa i pyetur se çfarë do të bëjë me këto fara, ai me mahi u përgjigj: “Do të provoj t’i ziej. Ndoshta prej tyre do të del ndonjë prodhim i ri”. Instilacioni me farat e lulediellit do të hapet për vizitorët të mërkurën, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 2 maj 2011. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori