LAJMI I FUNDIT:

Një zyrtar i lartë i PDK-së pritet të arrestohet së shpejti

Një zyrtar i lartë i PDK-së pritet të arrestohet së shpejti

Institucionet e drejtësisë pritet të veprojnë së shpejti për të arrestuar një zyrtar të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë Speciale bëjnë të ditur se ky zyrtar është i profilit të lartë.

“Ky zyrtar shumë shpejt pritet të arrestohet, pasi është urdhër i Prokurorisë Speciale meqë hetimet kanë përfunduar”, thonë këto burime.


Burimet tona nuk kanë mundur të specifikojnë se për kë bëhet fjalë, pasi që mund të ishte ndërhyje në hetime, mirëpo thonë se personi që pritet të arrestohet është përmendur edhe më herët si i dyshuar për vepra kriminale. /Indeksonline/