LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg pse e vizitoi xhenetin

Një vit burg pse e vizitoi xhenetin

Bakir Abdullah nga Indonezia, i cili lavdërohej se kishte qenë në xhenet dhe e kishte shpallur veten pejgamber, është dënuar të premten me një vit burg për shkak të mashtrimit.

Abdullah u tregoi banorëve të fshatit të tij se dy herë kishte vizituar xhenetin dhe atë në vitet 1975 dhe 1977. Banorët ishin gati t’i besonin, por kur filloi ta quajë veten pejgamber atëherë ata u zemëruan dhe e lajmëruan në polici.

“E pranoj dhe e respektoj vendimin e gjykatës,” tha plaku për të cilin gjyqi ishte më mëshirues se prokurori i cili kërkoi një vit e gjysmë burg për të.

Në shtetin më të madh mysliman në botë në Indonezi është në fuqi një ligj i cili dënon të gjithë ata të cilët shprehin “ndjenja armiqësore” ndaj besimit islam ose propagandojnë gjykime “devijuese” të islamit, budizmit, hinduizmit, katolicizmit, protestantizmit dhe konfuqijzmit, gjashtë fetë e pranuara në këtë shtet. /Telegrafi/