LAJMI I FUNDIT:

Me një video pa makijazh nga përditshmëria, Bebe Rexha transmeton mesazh motivues: Ti ke gjithçka që të duhet për të bërë ëndrrat realitet

Me një video pa makijazh nga përditshmëria, Bebe Rexha transmeton mesazh motivues: Ti ke gjithçka që të duhet për të bërë ëndrrat realitet
Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, di gjithmonë se si të jetë pranë fansave të saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet në një ditë të zakonshme pa makijazh, teksa jep një mesazh motivues për ndjekësit e saj.

“Përshëndetje, nuk e kam bërë kurrë një gjë tillë më përpara, por doja t’ju lija një mesazh sot, dhe mesazhi është ky: Ti je një prapanicë e madhe, je i fuqishëm, je i fortë, dhe ke gjithçka që të nevojitet që të mund t’i bësh ëndrrat e tua realitet. Unë dua vetëm t’ju jap energji, sepse ti je i/e madhe”, ka thënë ndër të tjerash Bebe Rexha.


https://www.instagram.com/p/B2UgEUVlf0h/

E njëjta ka provuar me qindra herë se është një person i zakonshëm në përditshmëri, dhe këtë mundohet t’ua bëjë me dije të gjithë fansave të saj.

Bebe Rexha e mahnitshme në pasarelën e Sherri Hill në New York: Ëndrra ime u bë realitet
Lexo po ashtu Bebe Rexha e mahnitshme në pasarelën e Sherri Hill në New York: Ëndrra ime u bë realitet

Bebe Rexha ka treguar për problemet që ka me peshën, teksa nuk ka hezituar të publikojë fotografi ku ka treguar celulitin apo defektet e tjera në trupin e saj.

Bebe Rexha (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Të qenit reale me fansat e saj është taktika që ajo ndjek për të qenë sa më afër tyre, duke mos tentuar t’i bëjë për vete me imazhe që janë të punuar me ‘photoshop’, duke i bërë ata të mendojnë se ajo është perfekte.

Ndaj dhe shumë prej këngëve të saj transmetojnë të njëjtin mesazh – atë që secili duhet të guxojë të jetë vetvetja. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori