LAJMI I FUNDIT:

Një urë u shemb në Pittsburgh disa orë para vizitës së Bidenit

Një urë u shemb në Pittsburgh disa orë para vizitës së Bidenit

Një urë u shemb në Pittsburgh vetëm disa orë përpara se qytetin ta vizitonte presidenti amerikan, Joe Biden.

Fatmirësisht nga shembja e urës, e cila ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit me orën lokale amerikane, nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë pas shembjes, zyrtarët paralajmëruan banorët që të mos i afroheshin urës për shkak të “erës që vjen prej gazit natyror”. Ndërkohë, tubacioni është mbyllur, raporton nypost.


Është interesante se Biden në Pittsburgh, një qytet në shtetin amerikan të Pensilvanisë, supozohej të fliste për gjendjen e keqe të infrastrukturës. Pensilvania ka 3353 ura në gjendje të keqe, duke e bërë atë shtetin e dytë më të keq të SHBA-së.

Sipas një projektligji të mbështetur nga demokratët dhe republikanët, Pensilvania duhet të marrë 1.63 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria federale gjatë dy viteve të ardhshme për të rindërtuar urat.

Programi për rindërtimin e urave amerikane, i cili parashikohet me atë ligj, duhet të shpenzojë rreth 27 miliardë dollarë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e urave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori