Një rrugë për Mujën!
Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka asfaltuar shumë rrugë e rrugica në Prizren. Vitin e kaluar në këtë qytet, ai filloi edhe ndërtimin e autostradës në Vërmicë. Për tri vjet, Limaj, çdo qytetarit të Komunës së Prizrenit, ua ka siguruar pothuaj nga një rrugë të asfaltuar. (Mos)përfitues i të gjitha investimeve të Limajt, ndërkaq ka qenë vetëm kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja. Ai është i vetmi që ka mbetur në “baltë dhe pa rrugë e rrugica”. Pas mbetjes në qorrsokak, kryetari Muja, ka kohë që kërkon një rrugë(dalje) për vete. Pikërisht, në mungesë të gjetjes së një rruge, madje edhe “të pa asfaltuar”, ai këtë javë ka urdhëruar administratën komunale që të heqin nga përdorimi logon (Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, viti 1878) në dokumentet zyrtare të Komunës. Vendimin e mori pasi që nuk arriti të krijojë një kuorum në Asamblenë Komunale për të zgjidhur ngërçin politik. Ky urdhër i Mujës, është bërë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që e kishte shpallur antikushtetuese dhe diskriminuese, emblemën e Komunës së Prizrenit. Në këtë mënyrë Prizreni do të mbes pa logo deri në një vendim të Kuvendit Komunal, për ndryshimin e Nenit 7 të Statutit të Komunës, përkatësisht miratimin e logos së re.
Për krijimin e kësaj situate, Muja, fajëson partitë opozitare, të cilat bojkotuan seancat dhe nuk u ulën për të diskutuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, e cila gjeti se shenja dalluese e qytetit është anti-kushtetuese. Ai as vetë tash nuk e di se sa mund të zgjat ky ndryshim, apo kur mund të pritet që të nxirren ndryshimet në logon e re të komunës. Megjithatë, urdhri për heqjen e logos së Lidhjes së Prizrenit, për shkak problemeve politike dhe mungesës së miratimit të logos së re, është i pajustifikueshëm. Përpjekjet për të fajësuar të tjerët për marrjen e këtij vendimi, nuk është gjë tjetër përveç, përpjekje për të gjetur një rrugë të shpëtimit. Partitë opozitare, ndërkaq përfundimisht kanë vendosur që më Mujën t’i qërojnë hesapet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ata vazhdojnë të mos e njohin Mujën për kryetar të Prizrenit. Shpresojnë shumë se vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për (mos)funksionimin e Kuvendit të Prizrenit, do të jetë në favor të tyre. Në shkresat që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, dhe blloku opozitar LDK,LDD dhe AAK, akuzojnë njëri-tjetrin për mosfunksionimin e kuvendit në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Opozita është i bindur se kryetari Muja, i ka shkelur të gjitha ligjet në fuqi, dhe se Kuvendi Komunal i Prizrenit, vazhdon të mbetet jofunksional që nga fillimi i mandati të dytë të tij, prandaj edhe kërkon që të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Si rezultat i këtyre qëndrimeve, këto subjekte politike nuk ndjehen fajtore për bojkotimin e seancave edhe në rastin kur është trajtuar çështja e logos. Prandaj, kryetari Muja në pamundësi për të konsoliduar Kuvendin dhe për të zgjidhur çështjen e logos, bënë përpjekje të heq përgjegjësin nga vetja, dhe të gjuajë tek partitë opozitare. Ai nuk është i gatshëm dhe nuk dëshiron të marrë përsipër asnjë përgjegjësi për çfarëdo shkeljesh eventuale, që mund të ketë bërë si kryetar i Prizrenit, duke përfshirë edhe mungesën e logos. Por, a mund të bije mbi barrën e Mujës mungesa e votave në Kuvend? Sigurimi i votave në Kuvend sigurisht se nuk është punë ekskluzive e kryetarit, por partive politike, të cilat pas përfundimit të zgjedhjeve krijojnë koalicione për qeverisje.
Kryetari Muja, i cili është zgjedhur drejtpërdrejt me votën e qytetarëve nuk do të kishte marrë kurrfarë përgjegjësie të mungesës së votave në Kuvend, po të mos kishte qenë edhe kryetar i PDK-së në Prizren. LDK-ja, AAK-ja, dhe LDD-ja në Prizren, mund të akuzohet vetëm për shumë (mos)veprime të tjera. As këto subjekte politike nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, të cilën e kanë marrë nga qytetarët, por jo sa Muja që ka pasur të gjitha mekanizmat në dorë për të zgjidhur këtë çështje. Pajtohem plotësisht që partitë opozitare nuk mund të ankohen në heqjen e loges, pasi që edhe ato vet kanë qenë kontribuuese të këtij vendimi. Pavarësisht kontestimit të legjitimitetit të Mujës, partitë opozitare kanë mundë të marrin iniciativa tjera pozitive për ruajtjen e loges.”Shqetësimi” i tyre për heqjen e loges më shumë është shqetësim politik, se sa ndonjë shqetësim i ruajtjes së vlerave kombëtare. Reagimet e tyre lidhur me këtë çështje po ashtu janë në kundërshtim edhe me vetveten. Pavarësisht qëndrimeve kontradiktore politike, pozita dhe opozita do të duhej të gjejnë një zgjidhje për rikthimin e loges së Komunës së Prizrenit. Kryetarit Muja, ndërkaq i mbetet barra kryesore për gjetjen e një rruge sado e keqe që të jetë për të rikthyer logon në komunën e Prizrenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Flini më shpejt duke aplikuar këto metoda

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker