LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që plagosi gjinekologun në lagjen ‘Marigona’

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që plagosi gjinekologun në lagjen ‘Marigona’

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.F, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, ka njoftuar kjo gjykatë.

Të pandehurit F.F i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë duke filluar prej dt.13.02.2018 deri me dt.13.03.2018.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.F është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.


I pandehuri F.F dyshohet se me dt.13.02.2018, rreth orës 07:38, në lagjen “Marigona”, komuna e Graçanicës, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin P.G të cilin e ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë dhe gjoks, andaj me këtë ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori