Vetëm një muaj nga lënia në gjendje të lirë e Valentin Selaj, të dashurit të Viola Spiros, gazetarja sportive u është rikthyer pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të tij.
Vetë Viola ka postuar disa foto me bikini, duke shijuar rrezet e diellit të majit dhe detin në ekoresortin Kep Merli në Sarandë. Natyrisht që ky është destinacioni luksoz brenda Shqipërisë, duke qenë se qiratë javore shkojnë 600 euro në kulmin e sezonit për një apartament luksoz. Super në formë, por jo vetëm, Viola vazhdon po njësoj stilin e saj të jetës të treguar nga “Instagrami”.
Sigurisht personi që e fotografon është njeriu i zemrës, i cili nuk përton t’i bëjë asaj shkrepje të bukura fotosh në vendet e bukura ku shkojnë. E direkt pas këtyre postimeve në Jugun e Shqipërisë, ish-velina e programit investigativ “Fiks Fare” ka postuar një foto nga Stambolli i Turqisë.
Duket se tani prezantuesja e një emisioni sportiv në RTSH po i dorëzohet relaksit dhe kënaqësive të jetës pas pesë muajsh të trazuar, që kaloi në jetën personale që nga ndalimi i Valentin Selajt në Hollandë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Hollandës.
Pjesë e shkrimeve të mediave italiane, u bë edhe prezantuesja shqiptare Viola Spiro, pasi, sipas tyre, ajo bënte jetë luksoze me paratë që ia siguronte i dashuri. E pesë muaj pas zhurmës, Viola preferoi të tërhiqej në jetën e saj modeste, ndërkohë që nuk dihej nëse ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin në burg, apo e priste të rilidheshin pas lirimit. Kështu, pasi ai para një muaji fitoi lirinë, ata u fotografuan sërish bashkë, dëshmi kjo se lidhja e tyre vazhdon.
Paparaci i fotografoi ata në zemër të Tiranës, pikërisht në zonën e ish-Bllokut teksa festonin së bashku lirinë në një lokal të populluar, për të rikuperuar kështu kohën kur ishin larg njëri-tjetrit. Edhe pse mediat shqiptare e shpërndanë këtë lajm nga mesi i muajit prill, në fakt lirimi i tij ishte firmosur më datë 11 prill në mungesë të provave, që do të thotë se ata kishin marrë pak kohë për t’u çmallur, para se të dilnin hapur.
Duket se për të, Viola është një njeri i rëndësishëm në jetën e tij, pasi pas 20 javësh që ai kaloi i izoluar në qelitë e paraburgimit në Holandë, (ku nuk ishte i lejuar të gjykohej në gjendje të lirë për shkak të shtetësisë shqiptare), ai u rikthye në krah të saj. Natyrisht që personazh i kësaj historie në median italiane u bë dhe Viola Spiro, e cila u komentua me detaje.
“Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt. Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë holandezë. Viola është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra, mbretëresha e fashion-it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet, të cilëve iu ishin qepur nga pas Policia e gjysmës së Europës. Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë. Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e Policisë, por ama një ditë pasi Policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në ‘Instagramin’ e saj me qindra– mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi”, përfundonte artikulli i gazetarëve italianë nga gazeta italiane “La Nazione Fierenze”.
E ndërkohë, duket se gjithçka është hedhur pas krahëve nga Viola dhe i dashuri, pasi ajo i është kthyer jetës së bukur, njësoj si më parë, të paktën për sa na lejon vetë të kuptojmë nga fotot që poston në “Instagram”. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës