Valentina Bytyçi- Sefa nga Zyra e Komunikimit të ATK-së tha për KALLXO.com se ky institucion konsideron se ka arritur të përcjell mesazhin tek çdo familje për qëllimin e fushatës së mbledhjes së kuponëve fiskalë.
Ka kaluar më shumë se një vit që kur qytetarët e Kosovës grumbullojnë kuponët fiskalë dhe rimbursohen çdo tre muaj sipas kategorive të lartësisë së vlerave të këtyre kuponëve.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e filloi fushatën me një udhëzim administrativ i cili hyri në fuqi në qershor të vitit 2015, por rimbursimet e para për kuponët e mbledhur u bënë në prill, maj dhe qershor të atij viti.
Që nga ajo kohë ATK pesë herë në baza tre mujore ka shpërndarë mjete monetare në xhirollogaritë private të qytetarëve për rimbursimin e kuponëve të grumbulluar, e qytetarët janë në pritje të rimbursohen për të gjashtën herë në baza tre mujore.
Me rreth 7.8 milionë të shpërndara deri më tani te mbledhësit e kuponëve, në ATK e pranojnë se shuma e shpërndarë te qytetarët ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.
Valentina Bytyçi- Sefa nga Zyra e Komunikimit të ATK-së tha për KALLXO.com se ky institucion konsideron se ka arritur të përcjell mesazhin tek çdo familje për qëllimin e kësaj fushate.
“Për këtë parametër matës marrim interesimin jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskalë. Që nga fillimi i kësaj fushate e deri më tani kemi rimbursuar 438 mijë e 660 qytetarë me 7.8 milionë euro, shifrat që i kanë tejkaluar pritshmëritë tona”, tha Bytyçi- Sefa.
Sipas ATK-së në çdo periudhë të krahasuar, është vërejtur rritje e vazhdueshme e interesimit nga ana e qytetarëve për dorëzimin e kuponëve fiskalë, që ka dhënë efektet e veta në procesin e fiskalizimit për çka edhe është nisur kjo fushatë.
Qytetarët janë në pritje se kjo formë e rimbursimit do të ndryshojë por ATK-ja ende nuk ka marrë ndonjë vendim për ndryshime eventuale për mënyrën e rimbursimit të qytetarëve që dorëzojnë kuponë fiskalë.
“ATK ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth ndryshimit të fushatës për rimbursim nga kuponët fiskalë, mirëpo momentin që do të kemi diçka, sigurisht që qytetarët do t’i njoftojmë me kohë. Andaj, përderisa nuk kemi ndonjë vendim rimbursimi nga kuponët fiskalë do të vazhdohet në këtë mënyrë” tha Valentina Bytyëi- Sefa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët