Kastriot Çipi
Na ishte një herë një kont, që quhej Franz Anton von Sporck. Ky kont ndërtoi në vitin 1724, në Pragë (atëherë pjesë e Konfederatës gjermane) një teatër të cilit i vuri emrin e vet “Sporck”. Pasi e ndërtoi teatrin, konti ia dha atë në përdorim falas sipërmarrësit Venecian, Antonio Dencio.
Në vitin 1739, në Pragë u ndërtua një tjetër teatër: Kotzentheater, ose Teatri i rrugës Kotcich. Në vitin 1783, kur u mbyll edhe teatri i dytë, konti Nostitz ndërtoi teatrin e tretë. Kjo ndërtesë neoklasike është sot teatri më i vjetër në Pragë. Në fasadën e tij mund të lexohet mbishkrimi latinisht “Patria et Musis” (Për Atdheun dhe Muzat), që ishte motoja e ndërtuesit të tij.
Në mesin e shekullit XIX, Praga ishte një qytet i populluar nga tri komunitete: gjermanët, hebrenjtë dhe çekët. Këta të fundit po përjetonin një zgjim të ndërgjegjes kombëtare dhe nevoja për një teatër çek u lidh ngushtë me përpjekjet për identitet kombëtar. Në vitin 1851 u themelua Shoqëria për Themelimin e Teatrit Kombëtar, e cila filloi mbledhjen e fondeve nga qytetarët dhe porositi projektin.
Por, neoabsolutizmi, luftërat e brendshme dhe të jashtme, që çuan në prishjen e Konfederatës gjermane dhe krijimin e Perandorisë Austro-Hungareze dhe Kurorës Bohemiane, e penguan përpjekjen për ndërtimin e teatrit. Kështu, çekët e mençur vendosën të ndërtonin një teatër të përkohshëm, që do të shërbente deri në ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Teatri i përkohshëm u hap në vitin 1862 dhe artistët çekë zhvendosën veprimtarinë e tyre atje dhe Teatri Stavovske u mbeti vetëm kolegëve gjermanë.
Guri i themelit u vu në vitin 1868. Teatri u hap në vitin 1881, por vetëm pas 11 shfaqjesh një zjarr i madh shkatërroi kubenë prej bakri, auditorin dhe skenën. Fatkeqësia e papritur shërbeu si katalizator i ndjeshmërisë publike dhe brenda 47 ditëve qytetarët dhuruan 1 milion gulden, një shumë e barabartë me gjysmën e parave të mbledhura në 30 vitet e më- parshme. Nxënësi i arkitektit fillestar e vazhdoi projektin, duke i bërë disa ndryshime. Ai jo vetëm nuk kërkoi shembjen e teatrit të përkohshëm, por përkundrazi, e konceptoi atë si pjesë integrale të Teatrit Kombëtar.
Një pallat banimi, që ndodhej midis dy teatrove, u shemb dhe dy teatrot u bashkuan në një trup të vetëm. Pas shpalljes së Republikës Çekosllovake, në vitin 1918, Teatri Kombëtar nisi të përdorte edhe teatrin e vjetër, Stavovske. Pas luftës, më 1948, Stavovske u bë zyrtarisht një nga sallat e Teatrit Kombëtar. Me rastin e 100-vjetorit të themelimit, Teatri Kombëtar jo vetëm u rikonstruktua, por atij iu shtua edhe një ndërtesë e re, e pagëzuar Nova Scena – Skena e Re.
Defektet e projektimit dhe stili i saj brutalist u kritikuan dhe vazhdojnë të kritikohen nga shumë njerëz. Ndonëse zyrtarisht pjesë e Teatrit Kombëtar, Skena e Re, sot quhet edhe Lanterna Magika, për shkak të kompanisë eksperimentale të teatrit multimedial, që e përdor më shpesh. Në vitin 1992, Opera Shtetërore e Pragës kaloi nën administrimin e Teatrit Kombëtar, së bashku me ndërtesën e saj historike, të ndërtuar në vitin 1888, si Teatri i Ri Gjerman, i pagëzuar pas Luftës së Dytë Botërore si Teatri Smetana.
Ndërkohë që vazhdon rikonstruksioni i Operës Shtetërore, Teatri Kombëtar ka marrë në administrim një tjetër teatër të vjetër, teatrin muzikor Karlin, të ndërtuar në vitin 1881.
Morali i fabulës? Një komb i mençur nuk i shemb teatrot e vjetër, por i mirëmban. Qytetet kanë vend edhe për teatro të rinj, por ata nuk duhet të zëvendësojnë teatrot e vjetër. Më tej? Oligarkët e sotëm shqiptarë janë të paktën 250 vjet larg vizionit dhe qytetarisë së aristokratëve çekë të Rilindjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë