LAJMI I FUNDIT:

Një ishull vetëm për biondet

Një ishull vetëm për biondet

Një kompani nga Lituania, Olialia, ka ndërmend të ndërtojë një destinacion luksoz turistik në njërin prej ishujve të Maldiveve, i cili do të udhëhiqej vetëm prej vajzave bionde.

Në këtë mënyrë ata dëshirojnë të thyejnë sterotipet për biondet. Duket se biondeve nga ky shtet i Baltikut iu kanë ardhur te hunda barsoletat për biondet, ndërsa ato dëshirojnë të dëshmohen se janë më të mençura se sa mendohet për to.

Firma Olialia në projektin e vet tashmë ka 75 projekte në zhvillim, ndërsa të gjitha këto projekte kanë një të përbashkët – femrat bionde, shkruan New York Daily News.

Ata dëshirojnë të dëshmojnë se edhe biondet kanë diploma dhe dinë të bëjnë punë të mirë. /Telegrafi/