LAJMI I FUNDIT:

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Ish-portieri i Chelseat, braziliani Ricardo Prasel), i cili ka ndërtuar një karrierë në MMA vitet e fundit, u rikthye në tetëkëndësh pas një pushimi më të gjatë dhe performoi në eventin KSW 94 të mbajtur mbrëmë në Gdansk të Polonisë.

Prasel pati një përleshje me sllovakun Stefan Vojçak, e cila ishte e para pas një pauze dyvjeçare dhe përfundoi keq për ish-anëtarin e Chelseat.

Domethënë, Prasel u nokautua keq gjatë raundit të dytë, kur Vojçak e tronditi dhunshëm me një grusht shkatërrues dhe e dërgoi në dysheme.


Gjqytari e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe Prasel nuk mundi të ngrihej as nga dyshemeja e tetëkëndëshit për një kohë të gjatë, ndërsa mjekët i dhanë ndihmë pasi para nokautit, gjatë një rënieje ka pësuar edhe një dëmtim të rëndë në shpatull.

Është humbja e pestë e Praselit në karrierën e tij prej 13 fitoresh, dhe ai më parë kishte një sulm në brezin e kampionit të peshave të rënda në KSW në vitin 2022, kur u mund nga kampioni dominues Phil De Fries.

Gjatë karrierës së tij të shkurtër futbollistike, Prasel ishte portieri i tretë i Chelseat pas Petr Cech dhe Henrique Hilarip.

Ai pritej të merrte hap pas hapi statusin e ekipit të parë, por dëmtimet e mbajtën larg fushës së futbollit.

“Më kujtohet pas stërvitjes, lojtarët donin të praktikonin gjuajtjet e lira dhe unë duhej të isha aty për të shpëtuar. Çdo ditë për 30 minuta Michael Ballack dhe Didier Drogba gjuanin gjuajtjet e lira. Zoti im, ata nuk humbën një. Ata ishin e pabesueshme,” tha kohë më parë Prasel. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori