LAJMI I FUNDIT:

Një grua sulmon me lopatë një shofer në rrugët e Londrës

Një grua sulmon me lopatë një shofer në rrugët e Londrës

Një video ka kapur momentin kur një grua sulmon një burrë me një lopatë pasi ajo detyroi të hapte derën e veturës së tij.

Në pamjet, të kapura nga një shikues, shihet një grua duke bërtitur vazhdimisht ‘godite veturën time sërish’ dhe ‘thirr policinë’ tek një burrë brenda automjetit gjersa në duar kishte një lopatë.

Turma e njerëzve filmohen duke rrahur një grua 19-vjeçare në rrugët e Londrës
Lexo po ashtu Turma e njerëzve filmohen duke rrahur një grua 19-vjeçare në rrugët e Londrës

Gruaja mund të shihet më pas duke u përpjekur të hapë derën e shoferit dhe duke u përleshur me të ndërsa burri brenda automjetit përpiqet ta mbyllë atë, raporton dailymail.


Shoferi më pas del nga automjeti dhe shihet duke e shtyrë gruan në anë të një furgoni, ku ata tunden për disa sekonda përpara se burri ta largojë atë.

Gruaja që bërtet më pas ngre lopën mbi kokë dhe vazhdon të vrapojë drejt shoferit dhe e godet me të, ndërsa ai ngre krahët për t’u mbrojtur nga goditja.

Shoferi më pas tërhiqet përsëri hynë brenda veturës ndërsa një person i tretë kapet duke iu afruar sherrit. Burri i tretë i bërtet shoferit i cili kthehet në automjet dhe mbyll derën.

Videoja e titulluar ‘çmenduria e Londrës’ u ngarkua në Twitter dhe që atëherë është parë më shumë se 40 mijë herë. Policia Metropolitane është kontaktuar për një koment.

Ndryshe, disa ditë pasi kamerat kapën një turmë që sulmonte një grua 19-vjeçare jashtë një shitëse gazetash në South Norwood, Londër. /Telegrafi/