Një gjermane 23-vjeçe me prejardhje nga Iraku, kishte kërkuar në Instagram sozinë e saj, përkatësisht gruan që i ngjante aq shumë, e me ndihmën e një miku e mbyti për të inskenuar vdekjen e saj, thonë hetuesit në Bavari, raporton The Guardian.
Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet në gusht në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, në jug të Gjermanisë, viktima fillimisht u identifikua si Sharaban K., një estetiste 23-vjeçare nga Mynihu me origjinë irakiane.
Edhe pse disa anëtarë të familjes së sa Sharaban K identifikuan kufomën, obduksioni i kryer të nesërmen vuri në dyshim identitetin e vërtetë të viktimës, transmeton Telegrafi.
Viktima në fund u identifikuar si Khadidja O, një blogere algjeriane nga Heilbronn në Baden Wurttemberg, që gjithashtu ishte 23-vjeçe.
Të dyja kanë flokë të gjata të zeza të drejta, ngjyrë të ngjashme të fytyrës, dhe me grim të dyja duken jashtëzakonisht të ngjashme, tha policia, duke bërë që mediat gjermane ta quajnë rastin një “vrasje të dyfishtë”.
Së bashku me kosovarin 23-vjeç, Sheqir K., Sharaban K. u ndalua në Bavari më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk spekuluan publikisht për një motiv deri këtë javë.
Viktimat dhe të akuzuarit përmenden me emra dhe iniciale, gjë që është e zakonshme në sistemin ligjor gjerman.
“Hetimi na çoi në supozimin se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare, dhe në atë kuptim të inskenonte vdekjen e saj”, tha Veronika Grieser nga Prokuroria e Shtetit në Ingolstadt të hënën.
Policia thotë se Sharaban K, e cila operonte në rrjetet sociale me një numër emrash, kontaktoi disa gra që i ngjanin asaj, e kjo ndodhi një javë para vrasjes.
“Ajo u përpoq të organizonte takime me premtime të ndryshme, gjë që fillimisht ishte e pasuksesshme”, tha Grieser.
Por Khadidja O. pranoi të takonte Sharaban, pasi kjo e fundit e joshi duke i ofruar kozmetikë, shkruan Süddeutsche Zeitung.
Ajo dyshohet se është marrë nga banesa e saj ditën e vrasjes nga Sheqir K dhe Sharaban K. Në pjesën e pyllit midis Heilbronn dhe Ingolstadt, dy të pandehurit dyshohet se kanë shpikur arsyen pse gruaja algjeriane ka dalë nga vetura, pastaj e rrahën për vdekje.
“Arma me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha zëdhënësi i policisë Andreas Aichele për tabloidin Bild.
“Viktima është vrarë me më shumë se 50 plagë me thikë, fytyrën e ka shpërfytyruar plotësisht”, shtoi ai.
Prokurorët pretendojnë se pas vrasjes, dyshja e ngritën trupin e viktimës në ulësen e pasme të një Mercedesi dhe u nisën për në Ingolstadt.
Ata e parkuan veturën në një zonë të qetë banimi përgjatë brigjeve të Danubit, ku u gjet nga prindërit e Sharaban K. pak para mesnatës së 16 gushtit 2022.
“Edhe pse hetimet janë duke vazhduar dhe disa dëshmitarë ende duhet të merren në pyetje, urdhër-arrestet për Sheqir K. dhe Sharaban K. u lëshuan më 26 dhe 27 janar”, tha një zëdhënës i prokurorëve në Ingolstadt. Të dy mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.
“Ju nuk keni një rast të tillë çdo ditë, veçanërisht me një kthesë kaq spektakolare”, tha Aichele për Bild.
“Në ditën kur gjetëm trupin, nuk kishte asgjë që mund të na kishte përgatitur për këtë kthesë të ngjarjeve”, shtoi Aichele. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania