LAJMI I FUNDIT:

Një grua i këndoi një këngë bariu që të mos zemërohej, sjellja e qenit bëri shumë të qeshin

Një grua i këndoi një këngë bariu që të mos zemërohej, sjellja e qenit bëri shumë të qeshin

Qeni i përzier australian, Rosie, ka bërë për të qeshur mijëra përdorues të TikTok-ut me sjelljen e saj.

E bukura Rosie u inatos me pronaren e saj, u shtri në divan dhe nuk donte ta shikonte fare.

Por ajo që Rosie nuk e kishte parashikuar ishte fakti që pronarja e saj e dinte saktësisht se çfarë nuk mund ta linte atë të zemëruar për shumë gjatë – kënga e saj e preferuar.


Pronarja filloi t’i këndonte “You Are My Sunshine”, ndërsa Rosie përpiqej me të gjitha forcat të mos e shikonte, edhe pse bishti i saj i lumtur e tradhtoi menjëherë.

Sapo dëgjoi melodinë, ajo filloi ta tundë bishtin, duke treguar qartë emocionet e saj.

Pamja e ëmbël shkaktoi të qeshura tek mijëra njerëz që e panë videon, ndërsa në komente shkruanin se bishti e kishte tradhtuar besnikërinë e Rosiet. /Telegrafi/

♬ original sound – Aussie Take Out Window Watch on TikTok

Në trend Fun

Më shumë
Vishet si ari për ta trembur ariun - videoja bëhet virale

Vishet si ari për ta trembur ariun - videoja bëhet virale

Fun
Kjo sfidë vizuale ka bërë bujë në rrjetet sociale - shumë njerëz nuk mund ta gjejnë macen, po ju mundeni?

Kjo sfidë vizuale ka bërë bujë në rrjetet sociale - shumë njerëz nuk mund ta gjejnë macen, po ju mundeni?

Fun
Babai publikon një video qesharake që tregon se si duket jeta me fëmijë të vegjël

Babai publikon një video qesharake që tregon se si duket jeta me fëmijë të vegjël

Fun
Senatorja australiane me salmon të ngordhur në Parlament – tregon arsyen pse e nxori peshkun para kolegëve

Senatorja australiane me salmon të ngordhur në Parlament – tregon arsyen pse e nxori peshkun para kolegëve

Interesante
Thyhet rekordi botëror i pasimeve në basketboll

Thyhet rekordi botëror i pasimeve në basketboll

Fun
Përplasja mes aligatorit dhe krokodilit në Florida

Përplasja mes aligatorit dhe krokodilit në Florida

Interesante
Kalo në kategori