LAJMI I FUNDIT:

Një garë teatrore në pritje të 17 shkurtit

Një garë teatrore në pritje të 17 shkurtit

Për herë të parë në Suharekë të Kosovës, organizohet një festival mbarëshqiptar, duke shënuar javën kulturore në pritje të 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, “Kosova Fest, 17 shkurt”.

Ideja për themelimin e një festivali të tillë, ka vite të tëra që është paraqitur publikisht nga regjisorja e brezit të ri Saranda Elshani.

Gjatë edicionit të parë të tij, që ka nisur prej datës 11 shkurt e do të vijojë deri në 17 shkurt po prezantohen dhe vlerësohen shfaqjet e zgjedhura nga gjithë hapësira etnografike shqiptare, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia që do të kulmojë me ndarjen e çmimeve.

Disa nga shfaqjet pjesëmarrëse janë “Drejt lirisë” me tekst të Erand Sojlit e regji të Robert Budinës, “Keqkuptimet” e Kamysë me regji të Oriana Camës, “Tregimi zoologjik” i Eduard Olbi, “Aktori në kuti”, shkruar dhe me regji të Mentor Zyberajt, “Piknik në fushëbetejë” i Fernando Arrabal, “Sokoli nga Inishmani” i Martin Mcdonagh, “Krushqit nga Vlora” nga Thanasi Papthanasiu dhe Mihalis Repas, “Hamleti në teatrin tonë” i Ivo Breshan. /Panorama/