Nga: Edona Llukaçaj
Gjithmonë kam besuar në edukim, në ndriçimin e mendjes së brezave, në bukurinë e dijes. Kam besuar se një sistem i konsoliduar arsimor ishte rruga e vetme që Shqipëria të bëhej.
Po ashtu, vijoj të besoj fort se shëmtimi sistematik i arsimit, që është ndihur nga ligje e udhëzime minimalisht të pamenduara, pavarësisht se cila forcë politike ka qenë në pushtet, është ndër arsyet themelore të problematikave të sotshme.
Universitetet publike e jopublike në mbarë vendin, po lusin këdo që ka një diplomë shkolle të mesme të regjistrohet në një prej programeve që rrezikojnë të mbyllen. Madje, afati i regjistrimit për kuotat e lira është shtyrë sërish, ndërsa atyre që kanë një grimcë mesatare, iu premtohen bursa e rroga.
Por, edhe shifrat e të regjistruarve fiktivisht ose për ato të shkreta para, nuk mjaftojnë të mbajnë hapur shumë degë apo të përmbushin nevojat për profesionistë të mirëfilltë.
Ky fenomen nuk mund të justifikohet veç me të ikur e të palindur. Është, së pari, rrjedhojë e pashmangshme e programeve baçelor e master të hapura, ndër dekada, pa kriter. Mjafton të kujtojmë se sa e sa studentë që mund të kishin zgjedhur të studionin Biologji, Fizikë, Kimi, Matematikë apo edhe Mjekësi, u nxitën për vite e vite të bëheshin infermierë se programi ishte hapur në shumicën dërrmuese të universiteteve e kuotat duhej të mbusheshin, paçka se gjithë këto të diplomuar nuk kishin ku të punonin.
Prandaj, ata ikën, duke tërhequr drejt mundësive më të mira edhe kolegët, ndërsa sot kemi frikë të bëjmë analiza gjaku se shëtisim për javë të tëra të mavijosur.
Është, gjithashtu, rrjedhojë e qasjes “tokë e zanun” në disa degë të caktuara, ku akses kishin veç një grusht njerëzisht. Prej një rigoroziteti që ndjell dyshime, në këto degë nota 10 i përkiste vetëm e profesorit, ndërsa studentët duhej të mbyllnin gojën para ngeljeve të pashpjeguara, apo të festonin me një 5 -she a 6-she në librezë.
Fakte që të bëjnë të mendosh se si është e mundur që për dekada të tëra nuk e paska pasur ky popull një të talentuar të regjistruar në këto programe, që e meriton të promovohet si studiues apo akademik. E, në të njëjtën kohë, mbetesh pafjalë para cilësisë së shkencës që duhet të jetë duke u prodhuar në vend, kur këto studentët e 5-së kanë shkëlqyer si kërkues gjetkë.
Është, padyshim, edhe pasojë e ekstremit tjetër, e mentalitetit të “një copë diplome” që e ushqejmë edhe sot. Në universitetet që u shumuan e u rritën pa nevojë, edhe auditorët u mbushën kot. Edhe kushtet për përzgjedhjen e pedagogëve u pakësuan. (Jo rrallë mjaftonte veç bindja ndaj eprorit, si mashë e vyer.)
Ndërsa, studentëve në fund iu dha kartoni. Paçka se sa dije kishin përftuar. Paçka se mund të ishin bukëpjekës në një tjetër shtet.
Si dihet gjerësisht, më të prekurit e “diplomave të copëtuara” qenë programet e lidhura ngushtë me vetë arsimin. Mësuesit e diplomuar nga programe të cunguara baçelor, bënë master në mësuesi, pa u menduar si i nevojshëm thellimi në fushat përkatëse. Këta hibridë arsimi edhe u licencuan me provime shtetërore, por njohuritë që do përcillnin mbetën të pakta.
Dhe, sot, ata janë përballë fëmijëve tanë, viktimat e radhës të pamjaftueshmërisë së sistemit arsimor. Janë nxënësit e atij mësuesit të gjuhës shqipe, në një shkollë mjaft prestigjioze të kryeqytetit, që në fletoren e detyrave të shtëpisë shënon me stilolaps të kuq: “Mos lerë rresht boshë”.
Që ky të jetë fenomen i izoluar, që ky të mos jetë edhe fati i brezave të ardhshëm, të mos nxiten të studiojnë në universitet të painteresuarit dhe të pamerituarit. Të mos diplomohet analfabetizmi. Le të mbyllen programet e pajustifikueshme e jocilësore të studimit. Të rrudhen pakëz universitetet e kartonëve. Të mërziten disa që iu prishet çarku.
Por, diku të fillojë ndryshimi. Të frenohet kjo marrëzi kolektive, se shqipen s’mund ta sakrifikojmë veç pse iu tek disave ta kthejnë në tallava sistemin arsimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Legjenda e El Dorados

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës