LAJMI I FUNDIT:

Një ditë në odën e Halil Shaban Tafajt në Cverk të Pejës

Një ditë në odën e Halil Shaban Tafajt në Cverk të Pejës

Fshati Cverk në Komunën e Pejës ende i ka ruajtur disa tradita të vjetra. Mikpritja vazhdon të mbetet tradita që asnjëherë nuk e humbasin këto fshatra.

Halil Shaban Tafaj është ndër banorët që ka ruajtur traditën e odave.

“Oda për mua ka një rëndësi të madhe. Sa e kam pasur babanë gjallë, bukën gjithmonë e kemi ngrënë në këtë vend. Kjo odë asnjëherë nuk ka mbetur pa mysafirë. Prej shtatë vitesh që më ka vdekur babai më nuk po rri vetëm në këtë odë. Tash nuk po kam shumë mysafirë pasi edhe dashamirët që kanë ardhur sa ka qenë plaku gjallë pothuajse kanë vdekur. Gjeneratat e vjetra ndoshta shkollë nuk kanë pasur por inteligjencë të madhe kanë pasur. Kur ishin ata në odë të gjithë të pranishmit dëgjonin fjalën e tyre”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Halil Shaban Tafaj.


Qamil Rama thotë se dita ditës vlera e odave është duke rënë.

“Me ndarjen dhe pakësimin e familjeve odat kanë filluar të shuhen. Kur ka qenë familja e madhe kanë ekzistuar edhe kullat”.

Ai thotë se bashkë me peshën e kullave dhe odave ka rënë edhe respekti për të moshuarit.

“Ka pasur disa tradita të vjetra që kanë pasur karakter pozitiv dhe kanë qenë të mira. Plaku ka thënë nëse dikush dy ditë ka lindur para teje, nderoje, mos ja thuaj fjalën e keqe, mos e fyej. Me edukatë bëhesh burim i të mirave”.

Në kohën kur është rritur dhe shkolluar, Rama thotë se shteti ka munguar por zemërgjerësia e njerëzve ka qenë krejtësisht në një nivel tjetër.

“Mësuesit në Pejë në shkollën normale i kemi pasur shumë të mirë. Ata kanë qenë të përkushtuar për dije dhe dituri. Me mundime kemi mbaruar shkollën e mesme por puna më ka pritur menjëherë”.

Qamii thotë se është për keqardhje që rinia e sodit nuk kujdesen për kafshët.

“Kam lexuar që era e deleve apo lopëve është shërim për mushkëritë, ndërsa era e livadhit kur kositet shërim për trurin. Sot njerëzit i mundon era e kafshëve shtëpiake”, tregon më tej Qamil Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori