LAJMI I FUNDIT:

Një burrë u përpoq të hidhej nga kati i 20-të i një rrokaqielli të New Yorkut, nuk pranonte të arrestohej prej FBI-së

Një burrë u përpoq të hidhej nga kati i 20-të i një rrokaqielli të New Yorkut, nuk pranonte të arrestohej prej FBI-së

Një mashtrues i zgjuar i qytetit të New Yorkut, i cili prezantohej si pasardhës i një familjeje të pasur xhamajkane, kërcënoi të hidhej nga kati i 20-të i një rrokaqielli në Manhatan, ndërsa FBI-ja u përpoq ta arrestonte.

Ian Mitchell, 35 vjeç – i cili autoritetet thonë se nisi skemën e dyshimtë në vitin 2015 – theu dritaren brenda një apartamenti të ndërtesës 72-katëshe të CitySpire dhe u përpoq të hidhej prej dritares rreth orës 8:40 të mëngjesit, thanë burimet.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon Mitchell me këmbët e varura në dritare ndërsa njerëzit qëndrojnë jashtë duke parë dhe filmuar, raporton nypost.


Policia dëgjohet duke u thënë kalimtarëve të futen brenda ndërtesës ose të zbresin poshtë bllokut.

Që nga mëngjesi i së mërkurës vonë, Njësia e Shërbimeve të Emergjencave të NYPD ishte në vendngjarje dhe po përpiqej të fliste me burrin, sipas burimeve. Ai nuk kishte armë me vete.

Një zëdhënës i FBI-së ka konfirmuar se “ne jemi duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit në përputhje me një hetim në vazhdim”.

Mitchell e reklamoj veten si “Ian Matalon”, një i afërm i biznesmenit të pasur xhamajkian, Joseph Matalon, dhe pretendoi se ishte një bankier investimesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori