LAJMI I FUNDIT:

Një amerikane përpiqet të bëhet gruaja më e rëndë në botë

Një amerikane përpiqet të bëhet gruaja më e rëndë në botë

Amerikania Donna Simpson nga New Jersey po përpiqet të zë një vend në histori vetëm duke ngrënë. Qëllimi i saj është të bëhet femra më e rëndë në botë dhe ta thyej rekordin.

Kjo 42 vjeçare momentalisht peshon 272 kg, ndërsa qëllimi i saj është të arrij deri në gjysmë tonelate, shkruan “Telegraph”.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa fotografitë e veta i ka publikuar në shumë faqe interneti, ku kureshtarët mund të shohin atë duke ngrënë ose duke ecur.

Donna është paraqitur edhe në disa shou televiziv dhe çdo vëmendje e mediave është e mirëseardhur për të.


Zëdhënësi i Librit të Rekordeve Guinness thotë se Simpson është paraqitur si kandidate për titullin e gruas më të rëndë në botë, ndërsa kërkesa e saj është duke u shqyrtuar.

Dona vesh rroba të madhësisë XXXXXL, të cilat kryesisht mund të blihen nëpërmjet internetit. /Telegrafi/