LAJMI I FUNDIT:

Një 71 vjeçare gjendet e vdekur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë

Një 71 vjeçare gjendet e vdekur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë

Një grua 71 vjeçare, është gjetur e vdekur në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 8 shkurt në ora 01:50, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Behet fjalë për një femër S.B 71 vjeç”, ka thënë Ahmeti.


Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me hetimin e rastit./Telegrafi/