Nismë në BE për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Diplomacia polake ndërmerr nismën duke kërkuar nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët që negociatat të çelen në muajin qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në letër të siguruar nga DW, të enjten theksohet që BE-ja “duhet të përmbushë premtimin e qartë që ia ka dhënë Ballkanit Perëndimor për integrimet evropiane”. Në letër ftohen vendet anëtare që në takimin e qershorit të marrin vendime të “guximshme” dhe “largpamëse” që do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Ne i apelojmë palëve të interesit në BE-së që të mbajnë dhe të konsolidojnë çastin pozitiv duke çelur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne jemi të përkushtuar që të marrim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë pozitivisht ndaj përparimit që është bërë në këto dy vende”.
Letra fton që vendet anëtare të respektojnë rekomandimet e bëra nga Raporti i Progresit duke përfshirë edhe çeljen e negociatave.
Çështja e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është peng i vendimeve nga tri vende anëtare që janë kundër. Aty përfshihen Franca, Holanda dhe Danimarka. Ndërsa, Gjermania nuk po jep shenja të qarta pasi, çështja një herë duhet të diskutohet në Budestag.
Nga vendet kundërshtare më negativja duket Holanda, e cila ka shkuar një hap më tutje duke kërkuar që vendet anëtare të iniciojnë një procedurë për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Shteti i Beneluksit ka përmendur krimin e organizuar si shkak për rivendosjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë. Holanda gjithashtu është hezituese edhe për proceset e tjera të zgjerimit brenda BE-së duke, kundërshtuar edhe përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Ndërsa Franca ka theksuar kryesisht numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria. Në Francë vetëm shtetasit afgan kanë kërkuar azil më shumë se shqiptarët në vitin 2018.
Në një koment të vetin Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini kur është pyetur se cilët do të jenë lobuesit më të mëdhenj për zgjerimin e BE-së, ajo ka thënë se këtë rol do ta marrin fqinjët e këtyre vendeve. Më këtë iniciativë konfirmohet, se Evropa Qendrore dhe Lindore do të jenë lobuesit për Ballkanin.
Letra e përgatitur nga diplomacia polake argumenton çeljen e negociatave duke thënë, se ky proces “do t’u mundësojë këtyre dy vendeve të fokusohen më shumë në reformat e nevojshme përderisa BE-ja do të përfitojë nga një mjet shumë i vlefshëm për të vështruar progresin e tyre”. Gjithashtu, thuhet në letër, se çelja e negociatave “do të jetë një faktor motivimi për tërë rajonin”. “Kështu sigurohet një situatë përfituese për të gjithë”.
Deri tani nuk dihet, se cilat vende kanë pranuar ta nënshkruajnë këtë letër./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

MPJ: Vendimi për rezolutën për Ukrainën nuk duhet të interpretohet si tërheqje apo ndryshim të qëndrimeve të shprehura më parë

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri