Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Speciale mund të jenë pengesë në synimin e Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e punës së këtij institucioni në kuadër të Prokurorisë së Rregullt, si sektor i veçantë, vendi nuk do të merr raport pozitiv në qershor, vlerësojnë drejtuesit e institucioneve duke paralajmëruar negociata intensive mes pushtetit dhe opozitës.
“Ligji i cili është në procedurë parlamentare, është në përputhje të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me sferën e Prokurorisë Publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat forcojnë pavarësinë, neutralitetin, përgjegjësinë dhe efikasitetin në luftën me kundër krimit nga ana e Prokurorisë”, thuhet në një njoftim me shkrim nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas propozimit të Qeverisë, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë punën me përbërjen e njëjtë, ndërsa nuk do të ketë të drejtë të përdorë si prova materiale bisedat nga afera e përgjimeve.
“Për mua është e pranueshme gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën, por e pranueshme edhe për qytetarët. Nuk është vetëm obligim i imi të dëgjoj zërin e qytetarëve, por ky është edhe obligim i opozitës”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pa saktësuar se çfarë është i gatshëm të pranojë nga opozita e çfarë jo.
Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM kërkon përbërje krejt të re të Prokurorisë Speciale si dhe hetimin e gjithë punës së saj të bërë që nga formimi i këtij institucioni në vjeshtën e vitit 2015.
Zgjidhja e statusit të Prokurorisë Speciale është paraparë me Strategjinë për reforma në gjyqësor, në kuadër të prioriteteve tjera, e që është përmendur edhe nga komisioneri për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, pas takimit që zhvilloi javën e kaluar me kryeministrin Zoran Zaev.
Ndryshimi i Ligjit për Prokurorinë Speciale është me rëndësi që të dëshmojë se në Maqedoninë e Veriut funksionin sundimi i së drejtës dhe se ky institucion, apo vendi në përgjithësi, ka potencial për luftimin e nivelit të lartë të korrupsionit.
Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, thotë se zgjidhja e rasteve të rënda të korrupsionit është një nga kërkesat kryesore të Komisionit Evropian, që nga qershori i vitit të kaluar.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se para se të mbyllet raporti i Komisionit Evropian, ne duhet të dërgojmë sa më shumë dëshmi apo argumente se jemi të përkushtuar në sundimin e së drejtës, kjo para se gjithash te shtetet skeptike apo që kanë kritikuar pushtetin tonë gjyqësor. Me këtë, ne forcojmë sistemin e drejtësisë, sipas kërkesave evropiane, që njëkohësisht na jep edhe shanse për raport pozitiv për çeljen e negociatave”, ka deklaruar Kacarska.
Mandati për ngritjen e padive, kësaj prokurorie i ka skaduar në qershor të vitit 2017 dhe sipas Gjykatës Supreme ajo nuk ka të drejtë të procedojë asnjë nga lëndët gjyqësore që ka nisur pas kësaj date.
Prokuroria Speciale po udhëheq dhjetëra lëndë kundër ish-zyrtarëve, por shumë prej tyre ende nuk kanë marrë epilog. Në mesin e personave të dënuar në bazë të padisë së ngritur nga Specialja, është edhe ajo e dënimit me dy vjet burg të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit, i cili nuk ka vuajtur dënimit pasi është arratisur në Hungari, ku ka fituar statusin e azilit politik./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë

Të përfshirë në tendera, arrestohen disa punonjës të Universitetit Bujqësor me urdhër të SPAK

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania