LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Marrëdhëniet mes njerëzve po cenohen nga terrorizmi

Nishani: Marrëdhëniet mes njerëzve po cenohen nga terrorizmi

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në Takimin e 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, i organizuar nga Bundestagu dhe Shoqata gjermane për Bashkëpunim e Mirëkuptim mes Njerëzve.

Në këtë edicion të 22-të, morën pjesë liderë e personalitete të shumta gjermane dhe të huaja, të politikës, besimeve të ndryshme fetare, botës akademike etj.

Nishani theksoi ndër të tjera në fjalën e tij se marrëdhëniet ndër-njerëzore, me gjithë arritjet e paimagjinueshme në intensifikimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit, si dhe në fushën e të drejtave të njeriut, po cenohen nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, populizmi, fuqizimi i rrymave anarkiste.


“Vëmendja kryesore e politikës dhe e shoqërive tona sot është tërësisht e përqendruar në gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit e koordinimit për një botë më të sigurt, si për shoqërinë aktuale ashtu edhe brezat që vijnë pas”, tha ai.

Kreu i shtetit i njohu të pranishmit edhe mbi eksperiencën e veçantë të Shqipërisë, jo vetëm sa i përket pranisë së disa besimeve kryesore fetare, por për traditën e madhe e shumëshekullore të bashkëjetesës, harmonisë dhe respektit reciprok mes këtyre besimeve, duke i konsideruar si shtyllat e qëndrueshmërisë së shtetit dhe vlera të patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare në tërësi.

Si shembull të tolerancës, presidenti Nishani përmendi strehimin dhe mikpritjen që shqiptarët i ofruan gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë hebrenjve që ndjeheshin të kërcënuar në vende të tjera të Evropës.

Kreu i Shtetit, gjatë vizitës në Berlin u takua edhe me presidentin e Bundestagut, Dr. Norbet Lammert, të cilin e siguroi për vijimin me vendosmëri të procesit të reformave nga institucionet shqiptare, ku ndër më kryesoret mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

Në këtë forum ndërkombëtar Shqipëria u përfaqësua dhe me anëtarë të komunitetit mysliman, të Kishës Katolike e Ortodokse, të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, si dhe të Vëllazërisë Ungjillore.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori