LAJMI I FUNDIT:

Nis procesi i legalizimit përmes Regjistrit të ndërtimeve pa leje

Nis procesi i legalizimit përmes Regjistrit të ndërtimeve pa leje

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me Shefin e Seksionit të Operacioneve – Zyra Ndërlidhëse e KE Christof Stock, do të marrin pjesë në ngjarjen për fillimin e procesit të legalizimit në Republikën e Kosovës përmes Regjistrit të Ndërtimeve pa Leje (RNPL).

Sipas komunikatës së MMPH-së, me këtë rast gjithashtu do të performohet një aplikim për legalizim nga një qytetar.

Ngjarja do të zhvillohet në sallën për konferencë të Hotel Sirius në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00. /Telegrafi/