LAJMI I FUNDIT:

Nis amnistia në Shqipëri, lirohen 731 të burgosur

Nis amnistia në Shqipëri, lirohen 731 të burgosur
Foto: Ilustrim

Sot në mëngjes nisin të dalin nga burgu 731 të dënuar që fituan lirinë nga amnistia.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri tregon se numri më i madh i të dënuarve që lirohen e kanë burgjet e Fierit, me 152 persona, ai i Peqinit me 131 persona, Lezha me 117 persona , Rrogozhina me 110, ndërsa, burgjet e Tiranës kanë shumë më pak përfitues.


Nga burgu i grave “Ali Demi” do të lirohen vetëm 9 gra, ndërkohë përfitojnë edhe katër të mitur.

Këshilltari në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka shpjeguar edhe procedurën e lirimit si dhe orarin e nisjes së procedurës.

“Procesi fillon në orën 08.30 të mëngjesit, nuk do të ketë afat orari mbyllje, do të mbyllet deri në momentin që ditën e nesërme të përfundojë lirimi i të gjithë të dënuarve nga IEVP-të përkatëse. DPB nesër do të ketë në gatishmëri zyrën juridike dhe kartotekën. Do të bëhet verifikimi i kartelave dhe fotove të çdo të dënuari që nesër fiton lirinë”, tha Elio Laze, këshilltar në DPB.

Sipas Lazes, për zbatimin e amnistisë është lajmëruar edhe Policia e Shtetit, në mënyrë që personat që do të lirohen të mos kenë probleme jashtë mureve të burgut, pasi dihet që janë me precedentë të ndryshëm penalë dhe mund të kenë hasmërira të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori