LAJMI I FUNDIT:

Ninxhat shpëtuan studentin nga sulmuesit

Ninxhat shpëtuan studentin nga sulmuesit

Tre burra sulmuan një student në Sydney, por në vendin e gabuar – mu para shkollës së karatesë. Sulmuesit rrethuan studentin 27 vjeçar gjerman të mjekësisë i cili jeton në Australi, shkruan gazeta “Sydney Morning Herald”.

Njëri prej mësuesve të arteve marciale pa sulmin dhe dërgoi nxënësit e tij, të veshur me uniforma të zeza si të ninxhave, për t’i ndjekur sulmuesit.

“Vetëm t’i kishit parë kur na panë të veshur si ninxha derisa po suleshim drejt tyre”, tha mësuesi Kyalan Soto. /Telegrafi/