Presidenti serb Tomislav Nikoliq hodhi poshtë akuzat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Serbia dëshiron të aneksojë pjesën veriore të Kosovës dhe se Evropa duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Thaçit, por se BE mundet lehtë ta zgjidh këtë çështje.
“Është absolutisht absurde të thuhet se Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës. Në thelb kjo është e pamundur, për shkak se Kosova është në Serbi”, ka thënë Nikoliqi në një intervistë për një gazetë portugeze raporton “Novosti”.
I pyetur nëse Evropa duhet të frikësohet nga një luftë e mundshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit, Nikoliq ka thënë se Serbia nuk ka dërguar njerëz të armatosur për shqiptarët, por anasjelltas, si dhe dërgimi i njësisë speciale ROSU në veri të Kosovës, pjesë e banuar me serbë, është shkelje brutale e marrëveshjes së Brukselit nga autoritetet e Prishtinës, përcjell lajmi.net.
Ai shtoi, se Prishtina ka shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, për shkak të dërgimit të ROSU-së në veri të Kosovës për të “ndaluar një tren, nuk ishte ndonjë tanke, as ndonjë makinë e blinduar, por ishte i mbushur me civil që shkonin për Mitrovicë”.
Sipas tij, Serbia po i përmbush të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se “Evropa duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë të Prishtinës”, por se ajo është “mjaft lehtë për t’u zgjidhur duke i bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të tolerohet”.
I pyetur nëse ai ende beson se Rusia është aleat i madh i Serbisë, ai tha se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për gjithë ndihmën e dhënë.
“Kjo nuk është vetëm çështje emocioni, Serbia vazhdimisht merr mbështetje të madhe nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin në shumë çështje të rëndësishme për të mbrojtur integritetin e sovranitetit territorial. Prandaj, në jemi mirënjohës, si dhe të gjitha vendeve që na ndihmojnë ta bëjmë këtë”, thotë Nikoliq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës