LAJMI I FUNDIT:

Nigerianët me foshnjë të bardhë si bora

Nigerianët me foshnjë të bardhë si bora

Çifti britanik, me prejardhje nga Nigeria, e priti me padurim foshnjën e porsalindur. Megjithatë, askush nuk priste që foshnja me prindër me ngjyrë të zezë të ketë ngjyrë të bardhë, sy të kaltër dhe flokë të bardhë.

Vajza e porsalindur Nmachi Ihegboro ka mahnitur ekspertët e gjenetikës të cilët thonë se vajza nuk është as albin.

Babai i saj Ben (44 vjeçar) thotë: “Prej se ka lindur, nuk mund t’ia ndajmë sytë”.

Nëna e gëzuar Angela (35 vjeçe) deklaroi se ajo është një fëmijë tepër i bukur “është e mrekullueshme”. Familja jeton në Woolwich në jug të Londrës, ndërsa të gjithë fëmijët tjerë janë me ngjyrë të zezë.


Ben i tha gazetës britanike “The Sun” se fillimisht ishte shokuar pas lindjes së Nmachit bile edhe ishte mahitur duke e pyetur gruan nëse ky fëmijë është i tij.

“Pasi lindi të dy jemi ulur dhe nuk kemi mundur t’ia ndajmë sytë me orë”, tha babai i fëmijës.

“Bashkëshortja ime është besnike. Edhe sikur të mos ishte, bebja nuk do të dukej kështu”, ka përfunduar Ben. /Telegrafi/