Monolog nga: Roberto Benigni
Përktheu: Klodeta Dibra
Përmblidhet në veç një fjalë: dashurim; por duhet me kumtu diç: se koha rrjedh, dhe problemi thëlbësor i njerëzimit që prej 2000 vjetësh ka mbetur po i njëjti… dashurim.
Veçse tani është bërë më i ngutshëm, shumë më i ngutshëm, dhe kur sot dëgjojmë ende të përsëritet se duhet me dashtë njëri – tjetrin, e dimë se tanimë ka mbetur pak kohë.
Duhet me u ngut.
Ngut për me u dashtë.
Ne dashurojmë gjithnjë tepër pak dhe tepër vonë.
Ngut për me u dashtë.
Sepse në perëndimin e jetës do të gjykohemi për dashurinë.
Sepse nuk ekziston dashuri e humbur, dhe sepse nuk ka emocion më të madh të ndjesh kur jemi të dashuruar se jeta jonë varet e gjitha nga një tjetër njeri, se ne nuk i mjaftojmë vetes.
Dhe sepse të gjitha gjërat, edhe ato të pafrymë, si malet, detet, rrugët, por edhe më, edhe më, qielli, era, edhe më, yjet, edhe më, qytetet, lumenjtë, gurët, ndërtesat, të gjitha këto në vetvete janë të zbrazëta, janë mospërfillëse.
Por, papandehur, ndërsa i këqyrim marrin kuptim njerëzor dhe na magjepsin, na ngashërejnë, përse?
Sepse rrokin brenda një parandjenjë dashurore, edhe gjërat e pafrymë, sepse fajka e tërë gjithësisë është dashuri dhe sepse dashuria puqet me kuptimin e të gjitha gjërave.
Lumturia, ah po, lumturia, përsa i takon asaj, kërkojeni, çdo ditë, pareshtur, bile çdokush që më dëgjon tani le të vihet në kërkim të dashurisë, në këtë çast sepse ajo është atje, e keni, e kemi, sepse na e kanë falur të gjithëve.
Na e kanë dhurëtuar kur ishim të vegjël, na e kanë dhuruar në pajë, dhe ishte një dhuratë aq e bukur saqë e fshehëm, siç bëjnë qentë kur fshehin ndonjë kockë, dhe shumë prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk mbajnë mend se ku e kanë vënë, por e kemi.
E keni, këqyrni në të gjitha skutat, dollapët, ndarëset e shpirtit tuaj, përmbysni çdo gjë, sirtarët komodinat dhe do të shihni që do të dalë jashtë, është lumturia, rrekuni të ktheheni përnjëherësh e ndoshta e zini befasisht por ajo është atje, duhet përgjithherë të mendojmë për lumturinë, anipse ajo ngandonjëherë na harron, ne nuk duhet kurrë ta harrojmë. Deri në ditën e fundit të jetës sonë, dhe nuk duhet as me u frigu nga vdekja, vini re është më e rrëzikshme me lindë se sa me vdekë eh…nuk duhet me pas frikë nga vdekja, por nga mosnisja e të jetuarit me të vërtetë, hovni brenda ekzistencës tuaj në këtë çast, këtu.
Sepse nëse nuk gjeni gjë tani nuk do të gjeni më kurrë askurrgjë, këtu është përjetësia, duhet t’i themi ‘Po’ jetës, duhet t’i themi një ‘Po’ me plot gojë jetës sa kjo ‘Po’ t’u vërë fre të gjitha ‘Jo-ve’, sepse në fund të këtyre dy mbrëmjeve së bashku kemi kuptuar se nuk dimë kurrgjë, dhe nuk kuptohet asgjë, dhe kuptohet vetëm se ekziston një e fshehtë e madhe dhe nevojitet me e kuptu ashtu siç është e me e lënë të tillë.
Sepse gjëja që i bën më shumë përshtypje botës është se jeta shkon përpara dhe nuk kuptohet se si bën, por si e bën?! Si ia bën që qëndron, si ia bën që zgjat kështu, kjo është një e fshehtë tjetër dhe askush e ka kuptuar ndonjëherë sepse jeta është shumë më shumë nga ç’mundemi ne me kuptu, për këtë arsye reziston, nëse jeta do të ishte veç ajo që ne kuptojmë, do të ishte përmbyllur prej kohësh, prej shumë kohësh.
Dhe ne e ndjejmë, e ndjejmë se nga çasti në çast mund me na ndodhë diçka e pafund, dhe atëherë nuk na mbetet veçse një gjë me ba, me u përkul, me u kujtu se herë herë duhet me i ba botës një përkulje, me u përul, me u gjunjëzu përpara ekzistencës. /konica.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Papa në geto - fragment nga autobiografia e Françeskut

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Një letër pa adresë

ASGJË PËR TË FSHEHUR

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Fillimet romantike të Naim Frashërit dhe novela “Katër stinët”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres