LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë, 35-vjeçarja vdes si pasojë e rënies nga ndërtesa

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë, 35-vjeçarja vdes si pasojë e rënies nga ndërtesa
QKUK, ilustrim

35-vjeçarja po trajtohej në QKUK pasi kishte rënë nga lartësia e një ndërtese, nuk iu ka mbijetuar plagëve duke humbur jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasditen e së mërkurës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga ndërtesa.


“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.

“Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori