LAJMI I FUNDIT:

​Ngërçi në dialog, Serbia akuzohet se po mohon marrëveshjen e Brukselit

​Ngërçi në dialog, Serbia akuzohet se po mohon marrëveshjen e Brukselit

Qeveria e Kosovës po e akuzon Serbinë se po mohon Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023 për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Në ekzekutiv thonë se Serbia vazhdimisht po e shpërfaqë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës, duke përmendur miratimin së voni të dy ligjeve nga Serbia që shkelin sovranitetin e Kosovës.

Në anën tjetër, këto veprime të Serbisë, por edhe zgjedhjet në Kosovë, faza e tranzicionit të konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian dhe administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike të Kosovës dhe analistë politikë, janë dëshmi se nuk do të ketë asgjë konkrete në dialog në muajt në vijim.


Në fillim të muajit nëntor, Serbia miratoi ligjet për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Këto veprime u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, thotë për KosovaPress, se këto veprime të Serbisë që shkelin marrëveshjen e arritur, duhet dënuar me ashpërsi më të madhe nga BE-ja.

“Çdo veprim i Serbisë i cili shkel marrëveshjen që kemi arritur duhet të dënohet nga të gjithë, edhe nga Bashkimi Evropian. Ajo atje e bën prefekt të brendshëm por assesi nuk mund të ndikoj te sovraniteti i Kosovës. Për neve veçse sa shpërfaqë qasjen e saj agresive dhe shpërfaq po ashtu mohimin që i bën marrëveshjes që kemi arritur”, thotë ai.

Në anën tjetër, sekretarja organizative e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë për KosovaPress, se Serbia vazhdimisht ka pasur qasje destruktive në dialog. Mirëpo, sipas saj institucionet në Kosovë duhet ta kërkojnë dhe ta duan përfundimin e këtij procesi dialogues me marrëveshje finale, ku përfshihet njohja reciproke.

Pavarësisht kësaj, ajo shton se zgjedhjet në Kosovë dhe rrethanat ndërkombëtare, dëshmojnë se ngërçi në dialog do të vazhdojë.

“Dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë nuk mund ta duan më shumë ndërmjetësit seç duhet të kërkonim ne…Tash jemi në fazë zgjedhore dhe institucionet evropiane nuk janë konsoliduar ende. Administrata e re në ShBA e merr detyrën, inaugurimi është në janar. Ndërkohë është një proces që zgjatë i konfirmimit të sekretarëve apo bartëseve të dikastereve të ndryshme”, thekson Çitaku.

Ndërkaq, sipas analistit politik, Arbnor Sadiku, miratimi i ligjeve për Kosovën nga ana e Serbisë e bën dialogun shumë destruktiv.

“Kjo është një destruktivitet i radhës i qeverisë së Serbisë që ata nuk janë të gatshëm të implementojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Kjo e vendosë në një pozitë të pafavorshme vet unionin evropian në këto negociata. Natyrisht e bënë palën kosovare të jetë destruktive si pala serbe, për faktin se ata qysh në start me këto provokime, futjen në legjislacion dhe kushtetutën e Serbisë e bëjnë dialogun shumë destruktiv”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, derisa në mars të po atij viti për aneksin e zbatimit të saj, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori