LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ekonomia gjermane

Ngadalësohet ekonomia gjermane

Ekonomia gjermane, ndër më të shëndoshat dhe motori i deri tanishëm i Eurozonës, tashmë i bashkohet ekonomive të tjera jashtë e brenda kontinentit që po përballen me një valë ngadalësimi.

Eksportet gjermane gjatë muajit Gusht kanë pësuar rënien më të madhe që prej vitit 2009, kohë kur kontinenti i vjetër morri goditjen e parë nga kriza financiare globale. Gjatë muajit Gusht shitjet jashtë vendit kanë rënë me 5.2 për qind në krahasim me muajin paraardhës, duke regjistruar rënien më të madhe mujore që prej Janarit të vitit 2009. Projeksionet ndërkohë flisnin për një tkurrje me vetëm 0.9 për qind.

Edhe aktiviteti i eksporteve duket se nuk ka dhënë një performancë të kënaqshme, duke u kontraktuar me 3.1 për qind gjatë muajit Gusht. Ekspertët deklarojnë se Gjermania po përballet me ngadalësimin e ekonomisë kineze, që nga ana tjetër është edhe partneri i tretë tregtar më i madh për vendin. Porositë industriale nga vendet jashtë Eurozonës kanë rënë kështu me 13 për qind gjatë së njëjtës periudhë kohore. Pavarësisht të dhënave zhgënjyese të muajit gusht, eksportet vazhdojnë të mbeten në rritje prej 6.6 për qind gjatë tetë muajve të para të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sufuciti tregtar është tkurrur në 15.3 miliardë euro, nga 25 miliardë në muajin korrik. Duke marrë në konsideratë faktin se ekonomia gjermane mbështet kryesisht te konsumi privat, tkurrja e eksporteve në këtë masë nuk do të ketë një impakt domethënës në ekonominë e vendit. Pavarësisht kësaj, pritet që rritja ekonomike e vendit të rishikohet në rënie për vitin aktual, nga 2.1 për qind që ishte më parë, në 1.8 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori