Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj në një intervistë dhënë për emisionin “Përballje”, ka folur për Propozimin evropian, si plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mushkolaj në intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për rëndësinë e Propozimit evropian, anët pozitive të saj për Kosovën, pastaj për Ligjin për Bashkësitë Fetare, zbatimin e marrëveshjeve, prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, etj.
Juristja Mushkolaj tha se Propozimi evropian është arritje tejet e madhe për Kosovën dhe se Kosova tashmë është në një nivel tjetër ndërkombëtar dhe palë e barabartë me shtetin serb.
“Atë natë kur u arrit marrëveshja dhe zotimi i dy palëve se do ta zbatojnë këtë plan kuptohet do të duhet të shkohet edhe në një proces të gjatë dhe të mundimshëm të planit operacional, por përgjithësisht plani është një e arritur tejet e madhe për shtetin tonë. Tash jemi në një nivel komplet tjetër ndërkombëtar. Ju e patë se kjo duket fillimisht si lloj shakaje…Në ueb-faqen e Bashkimit Evropian (BE) aty ku është shpall ky plan, nuk ka më asterisk. Nuk është më ajo fusnota”, vlerësoi ajo.
Tutje Mushkolaj theksoi se nga momenti që palët e kanë pranuar këtë plan të hartuar nga BE-ja, Kosova nuk është më një objekt i studimeve dhe bisedimeve ndërkombëtare por subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Ne deri më tash kemi qenë realisht objekt i diskutimeve ndërkombëtare. Dhe në gjithë procesin e bisedimeve, që bazamentin e ka që nga viti 2010 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe në procesin e vështirë teknik, mandej politik, ne kemi qenë objekt i bisedimeve.
Tani ne jemi qartësisht dhe plotësisht dy palë të barabarta. Dhe, si të barabarta na njeh BE-ja. Meqenëse ky mekanizëm i negociatave i fasilituar nga BE-ja e ka bazamentin në një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tregon realisht që bashkësia ndërkombëtare përgjithësisht, prej atij momenti kur të dy palët e kanë pranuar këtë plan të hartuar plotësisht dhe të vendosur në tavolinë merre ose le, prej atij momenti edhe nga shtetet që nuk na njohin ne jemi subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në raport me Serbinë jemi dy palë të barabarta.
Dhe si të tillë prej atij momenti edhe Serbia e ka marr si obligim ndërkombëtar që të na trajtoj”, është shprehur ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese për Telegrafin.
Ajo vlerësoi se “nga teksti vërehet se raportet tona janë të ndërtuara mbi parimet e Kartës së OKB-së, mbi parimin e respektimit të pacenueshmërisë së kufijve, integritetit territorial, sovranitetit dhe të gjitha cilësive që i ka një shtet. Gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare, Serbia asnjëherë nuk do të guxoj që të flas në emër të Kosovës, sepse aty thotë pa marr parasysh – prezumimet përkatëse në arenën ndërkombëtare, Serbia nuk do të flas më kurrë në emër të Kosovës”.
Sipas saj, Serbia tash e tutje do të njoh çdo dokument të Kosovës.
“Letërnjoftimet, targat e automjeteve Serbia nuk i ka njoftë, përkundër një procesi tejet të gjatë teknik e politik rreth këtyre dokumenteve tash blanko, të gjitha bashkë, të gjitha veçoritë që e bëjnë një shtet me simbole ndërkombëtare pasaporta, etj, Serbia na njeh si të tilla. Këto janë marrëveshje mes dy palëve të barabarta”.
E pyetur për dy pika të Propozimit evropian për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, nenin 7 dhe 10, për të cilat pretendohet se janë “të rrezikshme” për Kosovën, e në të cilat flitet për zyrtarizmin dhe mbrojtjen e Kishës ortodokse serbe si dhe për krijimin e një komiteti të përbashkët për respektimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi, Mushkolaj tha:
“Realisht proces i mundimshëm për ne është që të zbatojmë Kushtetutën tonë. Vet Kushtetuta jonë është produkt i një procesi negociator dhe e dimë se një segment i rëndësishëm i Kushtetutës tonë është drejtpërdrejt i bartur nga Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe të gjitha këto çështje që i keni adresuar gati janë aty, por në forma të ndryshme.
E dyta, një pjesë e sistemit gjithëpërfshirës është copy-paste në Kushtetutën tonë dhe ai është neni i famshëm 22 në të cilat i kemi të gjithë instrumentet ndërkombëtare. Ne e kemi të inkorporuar përveç Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e kemi konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, e kemi kapitullin e katërt plotësisht të bazuar në vetëqeverisje lokale mbi Kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale, etj”.
Mushkolaj potencoi se edhe pse Kosova si shtet i ri ka problem serioz me shumë dispozita të Kushtetutës së saj, asnjëherë s’kanë pasur guxim që t’i diskutojnë.
“Ne e kemi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale që është më i vështirë për zbatim, që nuk zbatohet plotësisht se sa dispozitat që i kemi këtu. Kemi pas në vitin 2013, dhe vet ai propozimi ynë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e vitit 2013, ajo marrëveshje i përfshin – gjashtë pikat e para i kemi për Asociacion të komunave me shumicë serbe. Me këtë dokument sado që e kemi vështirë me zbatu, ato pika dhe ai dimension janë më të zbutura, por përsëri është shumë e vështirë që ne të ballafaqohemi, pasi është diçka tjetër kur e kemi në letër dhe tjetër është realizimi i saj në praktikë”, tha tutje ajo.
Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj ka thënë se pjesa më vështirë e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për Serbinë do të jetë pjesa e komisionit të përbashkët që do të monitorojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo theksoi më tej se Lista serbe është dorë e zgjatur e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës.
“Dje ne e kemi pas dhe një shkelje tjetër flagrante. Mos të harrojmë që ne në institucionet tona e kemi Listën serbe, dorën e zgjatur të Serbisë në institucionet tona brenda. Kemi toleruar që Vuçiqi thjesht ta shtrij dorën brenda institucioneve tona, t’i kryesojë që të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, duke i diskriminu dhe duke mos ia garantu shteti jonë të drejtën e votës komunitetit serb këtu dhe fatmirësisht ne do t’i kemi tash zgjedhjet e lira”, ka vlerësuar ajo.
Sipas saj, komunat shqiptare dhe komunat me shumicë serbe nuk kanë kompetenca të barabarta.
“Kompetencat e komunave me shumicë serbe janë jo vetëm të zgjeruara por edhe të ngritura në nivel më të lartë. Çdo bashkëpunim dhe çdo partneritet midis dy komunave ne e kemi ligjin që na e mundëson”, ka vlerësuar juristja.
Por, ajo foli edhe për marrëveshjet a pa zbatuara si nga ana e Serbisë por edhe Kosovës.
Mushkolaj tha se në krahasim me Serbinë, për Kosovën është përdorë “kamxhiku” kur nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura nga Bruksel.
Por, sipas saj, nëse Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen në Bruksel do të duhet të sanksionohet.
Juristja Mushkolaj ka folur edhe rreth Ligjit për bashkësitë fetare, për të cilën tha se duhet të bëhet sa më parë.
Ajo tha se asnjë bashkësi fetare nuk është e zyrtarizuar në Kosovë.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që e përmendët më herët këtu nuk është i përfshirë, pasi këtu është i përfshirë një dimension tjetër. Çështja e Manastirit të Deçanit tani më te ne dhe prej nxjerrjes së atij aktgjykimi është çështje e sundimit të ligjit…
Realisht Kisha Ortodokse Serbe, po asnjë bashkësi fetare nuk është e zyrtarizuar në Kosovë. Ne nuk kemi Ligj për bashkësitë fetare. Nëse ne jemi mjaft të mençur se ai plani operacional e ka rëndësinë e vet, ne e përshpejtojmë kohën për mos me bë diçka të veçantë, se kemi me u detyru…por kemi mundësi të realizojmë pjesën e zyrtarizmit dhe formalizmit të Kishës ortodokse serbe në mënyrë shumë të thjeshtë.
Ne nuk kemi zbatuar, dhe kemi shumë pjesë të Kushtetutës sonë sidomos në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut që iu takojnë dhe personave juridik që nuk e kemi bërë realitet, sepse është shumë shpejt”.
Ajo potencoi se Kosova duhet që sa më parë të miratojë Ligjin për Bashkësitë fetare duke u bazuar në standardet evropiane dhe se nëse nuk e miraton sa më shpejt mund të rrëshqas në një terren të panjohur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje