Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk po pret probleme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se subjektet tjera parlamentare nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve. Por, Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk kanë vota për Vjosa Osmanin presidente. Ndërkohë ish bashkëpartiakët e kësaj të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehën në mëdyshje për vendimmarrjen që do ta kenë në momentin e zgjedhjes së presidentit.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu thotë se humbësit e zgjedhjeve e kanë kuptuar mesazhin e qytetarëve dhe nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve.
“Meqenëse rezultatet kanë qenë të qarta dhe kur e them këtë, për dallim prej secilit proces zgjedhor, ky proces zgjedhor ka rezultatet më të qartë në dy drejtime. E ka rezultatin e qartë se kush është fituesi dhe kush janë humbësit… Prandaj besoj që (PDK-LDK-AAK) e kanë kuptuar edhe rezultatin, edhe nevojën për reformë të brendshme për diskutim që shkakton një reformim të brendshëm. Për këtë besoj se ata nuk do të paraqesin asnjë pengesë për formimin e institucioneve, pasi ndonëse mund të tingëllojë paradokse, është për të mirën e tyre”, deklaron ai.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se nuk kanë votë për Vjosa Osmani si presidente, pasi nuk dëshirojnë të bëhen patericë e asnjë partie tjetër politike.
“Nuk besoj që Partia Demokratike e Kosovës është votuar nga mijëra qytetarë që të jetë patericë e partive tjera të cilat kanë fituar këto zgjedhje dhe po tregohen të paaftë për të zgjidhur këtë çështje. Ne jemi parti opozitare, si e tillë do të sillemi edhe në Kuvend…Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për zonjën Osmani si presidente”, thotë ai.
Naser Rugova nga LDK thotë se vendimin për votimin ose jo si presidente të Vjosa Osmanit duhet ta merr kryetari dhe kryesia e re e partisë.
Megjithëkëtë, ai deklaron, se mbetet edhe në vullnetin e deputetëve të zgjedhur, pasi, sipas tij, të njëjtit mund t’ia bëjnë kuorumin Osmanit për t’u bërë e para e shtetit.
“Këtë vendim duhet ta marrin kryetari dhe kryesia e re e partisë dhe jo kjo kryesi në ikje që na solli këtë debakël zgjedhor. Tjetra duhet ta vlerësojmë edhe vullnetin e deputetëve. Cila kryesi në një parti të tillë i detyron deputetët të marrin vendime këndej ose andej. Personalisht zonja Osmani ka shkuar mendoj në një parti politike më rivale me LDK-në. Ajo nëse pretendon të bëhet presidente, duhet të bisedojë me të gjitha paritë politike, duhet të afrojë konceptin dhe vizionin e saj dhe është përgjegjësi e fituesit të garës si do t’i bëjë numrat. Por unë mendoj që deputetët e LDK-së në qoftë se, disa nga ata e kanë zgjedhur Hashim Thaçin president, mos ta votojnë zonjën Osmani, por pse mos ta bëjnë kuorumin. Tek e fundit e kanë fituar garën dhe ne i kemi humbur zgjedhjet”, deklaron Rugova.
KosovaPress ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. Vjosa Osmani ka mandat deri më 5 maj të qëndrojë në zyrën e presidentit të vendit si ushtruese detyre, ndërsa procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit duhet të fillojnë një muaj më herët, më 5 prill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës