Një slogan që bën thirrje për liri nga Lumi Jordan deri në Detin Mesdhe ka tërhequr vëmendjen e veçantë kur protestuesit pro-palestinezë në të gjithë botën perëndimore u ballafaquan me pengesa për të kufizuar përdorimin e këtij slogani.
Nga Bejruti në Londër, e nga Tunizi në Romë, thirrjet për një armëpushim për t’u dhënë fund bombardimeve në Gaza u ndërthurën me sloganin: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”, raporton Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Për turmat që valëvisin flamujt palestinezë, fraza që kumbon anembanë globit shpreh dëshirën për liri nga shtypja për tokën historike të Palestinës. Por, për Izraelin dhe mbështetësit e tij, të cilët e etiketojnë frazën si pro-Hamas, cilësohet si një thirrje e fshehtë për dhunë që mbart një akuzë antisemitike.
Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar pezulloi të hënën anëtarin e parlamentit Andy McDonald për përdorimin e frazës “midis lumit dhe detit” në një fjalim në një tubim pro-palestinez.
Në fillim të këtij muaji, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman i përshkroi demonstratat pro-palestineze si “marshime urrejtjeje” dhe paralajmëroi se slogani duhet të interpretohet si një tregues i një dëshire të dhunshme për eliminimin e Izraelit.
Shoqata e Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar ua ka ndaluar lojtarëve të përdorin sloganin në llogaritë e tyre private të mediave sociale.
Policia austriake gjithashtu mori masë të ngjashme, duke ndaluar një protestë pro-palestineze në bazë të frazës dhe duke pretenduar se slogani, i formuluar fillimisht nga Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), ishte miratuar nga grupi i armatosur Hamas.
Autoritetet gjermane e shpallën si të ndaluar këtë slogan dhe u bënë thirrje shkollave në kryeqytet, Berlin, të ndalojnë përdorimin e “kefijas”, shallit palestinez.
Çfarë dihet për origjinën e këtij slogani?
Me t’u krijuar nga diaspora palestineze në vitin 1964 nën udhëheqjen e Yasser Arafat, PLO bëri thirrje për krijimin e një shteti të vetëm që shtrihet nga Lumi Jordan deri në Detin Mesdhe për të përfshirë territoret e tij historike.
Debati mbi ndarjen i paraprin formimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Një plan i paraqitur një vit më herët nga Kombet e Bashkuara për të ndarë territorin në një shtet hebre – duke zënë 62 për qind të ish-mandatit britanik – dhe një shtet të veçantë palestinez ishte refuzuar nga udhëheqësit arabë në atë kohë.
Më shumë se 750,000 palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë që ajo zhvendosje e tyre u bë e njohur si Nakba, ose “katastrofë”.
Udhëheqja e PLO-së më vonë pranoi perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete, por dështimi i procesit të paqes në Oslo në vitin 1993 dhe i përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare në Kampin David në vitin 2000 – çoi në një “Intifada” apo kryengritje të dytë, kryengritjen masive palestineze.
Çfarë do të thotë slogani?
Si për vëzhguesit palestinezë dhe izraelitë, interpretime të ndryshme mbi kuptimin e sloganit variojnë tek termi “i lirë”.
Nimer Sultany, një lektor i drejtësisë në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS) në Londër, tha se mbiemri “i lirë” shpreh “nevojën për barazi për të gjithë banorët e Palestinës historike”.
“Ata që mbështesin aparteidin dhe supremacinë hebreje do ta shohin të kundërshtueshme këngën egalitare (sistem që promovon barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë individët)”, tha Sultany, një qytetar palestinez i Izraelit, për Al Jazeera.
Liria këtu i referohet faktit që palestinezëve u është mohuar realizimi i së drejtës së tyre për vetëvendosje që kur Britania u dha hebrenjve të drejtën për të krijuar një ‘atdhe kombëtar’ në Palestinë përmes Deklaratës Balfour të vitit 1917.
“Ky vazhdon të jetë thelbi i problemit: mohimi i vazhdueshëm i palestinezëve për të jetuar në barazi, liri dhe dinjitet si gjithë të tjerët”, tha Sultany.
Dhjetëra mijëra demonstrues pro-palestinezë marshuan nëpër Londër të shoqëruar nga disa grupe hebreje, që sipas lektorit të SOAS ishte një shenjë se slogani nuk mund të interpretohej si antisemitik.
“Është e rëndësishme të mbani mend se kjo këngë është në anglisht dhe nuk ka rimë në arabisht, ajo përdoret në demonstratat në vendet perëndimore”, tha ai. “Polemika është sajuar për të parandaluar solidaritetin në Perëndim me palestinezët”.
Vëzhguesit pro-izraelit, megjithatë, argumentojnë se slogani ka një efekt rrëqethës. “Për hebrenjtë izraelitë ajo që thotë kjo frazë është se midis Lumit Jordan dhe Mesdheut, do të ketë një entitet, do të quhet Palestinë – nuk do të ketë shtet hebre – dhe statusi i hebrenjve në çfarëdo entiteti do të jetë shumë i paqartë. ”, Yehudah Mirsky, një rabin me bazë në Jerusalem dhe profesor i Studimeve të Lindjes së Afërt dhe Judaike në Universitetin Brandeis.
“Duket shumë më tepër si një kërcënim sesa një premtim çlirimi. Kjo nuk tregon një të ardhme në të cilën hebrenjtë mund të kenë jetë të plotë dhe të jenë vetvetja”, tha ai, duke shtuar se slogani e bënte më të vështirë për izraelitët e krahut të majtë të avokonin për dialog.
Mirsky argumentoi se ata që thërrasin sloganin janë “mbështetës të Hamasit”, ndërsa Sultany pretendoi se protestuesit pro-palestinezë nuk duhet të barazohen me mbështetësit e grupit të armatosur, të cilët ishin përjashtim në protestat e mijëra njerëzve.
Mosmarrëveshja të hënën arriti deri në parlamentin britanik, kur Partia Laburiste hoqi McDonald nga detyra për të thënë: “Ne nuk do të pushojmë derisa të kemi drejtësi. Derisa të gjithë njerëzit, izraelitët dhe palestinezët, midis lumit dhe detit, të mund të jetojnë në liri paqësore.”
Partia pretendoi se deputeti britanik kishte thënë komente “thellësisht fyese” në lidhje me luftën Izrael-Gaza. Sipas raporteve të mediave lokale, McDonald hodhi poshtë akuzat, duke thënë se fjalët e tij synonin si “një lutje e përzemërt për t’i dhënë fund vrasjeve” në rajon.
Përdorimi i kësaj fraze në ‘mënyrën izraelite’
Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut, që e përshkruan veten si konservatore dhe nacionaliste, ka qenë një promovuese e vendosur e konceptit të “Eretz Israel”, ose të drejtës së dhënë nga Bibla të popullit hebre për tokën e Izraelit.
Sipas Bibliotekës Virtuale Çifute, motoja origjinale e partisë në vitin 1977 thoshte se “midis detit dhe Lumit Jordan do të ketë vetëm sovranitet izraelit”. Motoja gjithashtu argumentoi se krijimi i një shteti palestinez “vë në rrezik sigurinë e popullsisë hebreje” dhe “vë në rrezik ekzistencën e shtetit të Izraelit”.
Ambasadorja e Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, ka qenë ndër promovuesit e njohjes ndërkombëtare të pretendimit historik hebre për tokat nga lumi në det.
Zgjerimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor nga qeveritë e njëpasnjëshme izraelite shihet si një përpjekje e Izraelit për të kontrolluar tokën nga Lumi Jordan deri në Detin Mesdhe, duke mohuar aspiratën e palestinezëve për një shtet të pavarur.
Mirsky, nga Universiteti Brandeis, tha se ndërsa figurat publike izraelite po përdornin konceptin biblik për të pretenduar autoritet politik mbi të gjitha territoret e diskutueshme, çështja ishte “debatuar ashpër” brenda Izraelit modern.
Në vend që të përqëndrohet në atë që mbjell ndarje, Mirsky tha se “përpjekjet duhet të drejtohen drejt gjetjes së zgjidhjeve”.
“Le të ulemi dhe a mund të dalim me ide që praktikisht do ta bëjnë jetën më të mirë për hebrenjtë dhe arabët?” tha ai, duke përfshirë një slogan të ri që lidh ndarjen aktuale.
“Sado e çuditshme që tingëllon kjo, unë mendoj se në fund të kësaj lufte, do të ketë një mundësi të re për të folur për krijimin e një të ardhmeje më të mirë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania