LAJMI I FUNDIT:

Nga kodra në kodër, ecë nëpër fije teli

Nga kodra në kodër, ecë nëpër fije teli

Akrobati zviceran, Stephen Siegrist, vendosi të sfidojë vdekjen dhe me anë të një teli të hollë vendosi të kalojë nga një maje mali në tjetrën.

Edhe pse me përvojë tetëvjeçare, Siegrist pranoi se kurrë nuk është thjeshtë të ecësh dhe të balancosh trupin në një tel të hollë, derisa nën këmbë ke një greminë të pafund.

Babai 38 vjeçar është fotografuar duke u balancuar për mrekulli në telin e trashë tre centimetra, derisa kaloi njërën prej majave më të larta në Zvicër.

“Sigurisht se për çdo hap të tillë duhet të jesh në formë të shkëlqyeshme fizike, por në parim e tërë kjo ka të bëjë me gjendjen shpirtërore. Natyrisht se nervozohem dhe provoj ta qetësoj veten, por kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme, nuk krahasohet me asgjë”, thotë Siegrist.


Ai shpreson se edhe në të ardhmen do të jetë i aftë fizikisht dhe me përgatitje psiqike për sfida edhe më të mëdha. Ndërkohë, ai merret me base-jumping, alpinizëm, por edhe ngjitje në akull, shkruan Daily Telegraph. /Telegrafi/