LAJMI I FUNDIT:

Nga edicioni i ri fillon zbatimi i sistemit digjital të garave

Nga edicioni i ri fillon zbatimi i sistemit digjital të garave
????????????????????????????????????

Që nga edicioni i ri Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë së zbatuari sistemin digjitial të garave.

Ky projekt fillimisht do të nisë vetëm me Superligë, derisa nga edicioni i ardhshëm do të nisë edhe në kategoritë e tjera.

Për këtë qëllim, sot, në selinë e FFK-së, është mbajtur seminari me administratorët e 12 klubeve të Superligës, me qëllim të njoftimit dhe testimit të këtij sistemi. Fillimisht pjesëmarrësit e këtij seminari i kanë përshëndetur presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.


Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar rëndësinë që ka ky projekt për FFK-në, por edhe për vetë klubet tona, në mënyrë që të jemi sa më ekspeditivë dhe në hap me Evropën.

Pikërisht nga pjesa administrative fillon edhe ngritja e cilësisë së ligës, prandaj sistemi digjital është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt dhe do t’u shërbejë edhe klubeve.

Ky ka qenë një projekt goxha i kushtueshëm, por edhe i domosdoshëm, prandaj ne kemi vendosur ta zbatojmë në praktikë, ka theksuar me këtë rast presidenti Ademi.

Ndërkohë, për mënyrën e punës në këtë sistem administratorët e klubeve i kanë njoftuar administratori Adem Çollakaj dhe shefi i IT-së, Dardan Sadiku. Ky sistem është vazhdimësi dhe i ndërlidhur me sistemin FIFA Connect.

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori