LAJMI I FUNDIT:

Nga 8 qershori kush hynë në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit

Nga 8 qershori kush hynë në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për vendimet e reja lidhur me masat ndaj COVID-19.

Në një konferencë për media, ka theksuar se ata që hyjnë në Kosovë nga e hëna nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor.

Këto vendime sipas tij kanë ardhur pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë t’u bëhet një kontroll i detajuar.


“Bashkë me IKSHPK-në MSH-ja është duke e përcjell situatën epidemiologjike, por ka vendime të reja që nga e hëna e 8 qershorit do të hyjnë në funksion”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj prezanton vendimet e reja ndaj COVID-19, hiqet kufizimi i lëvizjes - rregulla të reja edhe për qytetarët që kthehen në Kosovë
Lexo po ashtu Zemaj prezanton vendimet e reja ndaj COVID-19, hiqet kufizimi i lëvizjes - rregulla të reja edhe për qytetarët që kthehen në Kosovë

Rekomandimet e Institutit.

Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,

Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19

Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët

Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes”.

Në Kosovë, më 1 qershor nisi faza e tretë e lehtësimit të masave kundër coronavirusit.

Rastet e para me coronavirus janë regjistruar më 13 mars. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet në Kosovë shpallën gjendje emergjente të shëndetit publik.

Deri më 5 qershor, në Kosovë janë regjistruar 1,158 raste me coronavirus, ku 876 janë shëruar dhe 30 pacientë kanë vdekur, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori