LAJMI I FUNDIT:

Nga 110 mijë punëkërkues, vetëm 7 mijë fatlumë (Video)

Nga 110 mijë punëkërkues, vetëm 7 mijë fatlumë (Video)

Hajrush Kllokoqi ka 15 vjet që nuk është angazhuar si punëtor i rregullt. Ai çdo ditë zgjohet me shpresën që dikush do t’i ofrojë punë krahu, të cilën e bën për një dekadë e gjysmë.

Kllokoqi shprehet i zhgënjyer me institucionet e Kosovës. Thotë se ka qenë shumë herë në zyrën për punësim, mirëpo asnjëherë nuk i kanë dalë në ndihmë, raporton KTV.

Fatin e njëjtë me Hajrush Kllokoqin e kanë edhe shumë të tjerë në Kosovë. Numri i atyre që kanë kërkuar punë vetëm gjatë vitit 2015, në zyrën e punësimit është rreth 110 mijë, prej tyre janë punësuar vetëm 7 mijë.


E në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale thonë se besimi i qytetarëve në këtë institucion është kthyer.

Zv.ministrja, Rita Hajzeraj, thotë se janë duke bashkëpunuar edhe me shumë organizata për t’i punësuar të rinjtë edhe jashtë vendit.

Mirëpo, marrë parasysh numrin e madh që kërkojnë punë, sipas saj, nuk po vërehet numri i atyre që po punësohen, transmeton Koha.net.

Në një raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind. Mirëpo, përfaqësues të sindikatave dhe njohës të metodologjisë së hulumtimeve vlerësojnë se numri i të papunëve është shumë më i lartë.  

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori