LAJMI I FUNDIT:

Newsweek: SHBA paralajmëron Ukrainën për një pushtim në shkallë të plotë brenda 48 orëve nga Rusia

Newsweek: SHBA paralajmëron Ukrainën për një pushtim në shkallë të plotë brenda 48 orëve nga Rusia

Administrata e presidentit Joe Biden ka informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Rusia po përgatitet të kryejë një pushtim të plotë të vendit fqinj brenda 48 orëve të ardhshme, kanë zbuluar zyrtarët e inteligjencës amerikane për Newsweek.

“Presidenti i Ukrainës është paralajmëruar se Rusia ka shumë të ngjarë të fillojë një pushtim brenda 48 orëve bazuar në inteligjencën amerikane”, citohet të ketë thënë zyrtari amerikan me njohuri të drejtpërdrejta për Newsweek, përcjell Telegrafi.

“Për më tepër”, ka shtuar zyrtari amerikan, “raportimi nga vëzhguesit e aeroplanëve tregon se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës më herët sot, duke fluturuar aeroplanë të mundshëm zbulimi për një periudhë të shkurtër mbi Ukrainë”.


Dhe siç pretendon mediumi në fjalë, një burim i afërt me qeverinë e Zelenskyy konfirmoi gjithashtu për Newsweek se një paralajmërim i tillë ishte marrë.

Me urdhër të presidentit, Ukraina fillon rekrutimin e rezervistëve nga mosha 18 deri në 60-vjeç
Lexo po ashtu Me urdhër të presidentit, Ukraina fillon rekrutimin e rezervistëve nga mosha 18 deri në 60-vjeç

Vlerësimi i Pentagonit përfshin sulme ajrore ruse, raketa dhe pushtim tokësor, sipas zyrtarit të inteligjencës amerikane.

Madje, vë në pah Newsweek, informacioni u konfirmua nga një zyrtar i dytë i inteligjencës amerikane, i cili theksoi natyrën gjithëpërfshirëse të operacionit ushtarak që Pentagoni kishte parashikuar nga Rusia.

Zyrtari i tha Newsweek-ut se pushtimi do të përfshijë jo vetëm një shtytje nga rajoni i Donbasit pro-Moskës në lindje, ku njësi shtesë ruse të quajtura “paqeruajtës” nga Moska u dërguan të hënën, por gjithashtu një shtytje të madhe drejt kryeqytetit Kiev nga kufiri verior me Bjellorusinë, ku trupat ruse së fundmi zgjeruan stërvitjet e përbashkëta me aleatin e tyre.

Një sulm kibernetik godet bankat dhe ministritë e qeverisë ukrainase
Lexo po ashtu Një sulm kibernetik godet bankat dhe ministritë e qeverisë ukrainase

Zyrtari i dytë amerikan tha se operacioni do të fillonte me një sulm kibernetik, i ndjekur nga një pushtim tokësor që ka të ngjarë të ndodhte natën.

Të dy zyrtarët pohuan megjithatë se planet e Rusisë mund të ndryshojnë bazuar në zhvillimet e përditshme.

Mediumi në fjalë pretendon më tej se menjëherë pasi Newsweek u njoftua për këto vlerësime të SHBA-së, faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera u shkëputën papritur, gjë që sinjalizoi një sulm të mundshëm kibernetik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori