LAJMI I FUNDIT:

New York, planifikohet monumenti i Skënderbeut

New York, planifikohet monumenti i Skënderbeut

Vendosja e monumentit të Skënderbeut në New York është një nismë e Institutit Shqiptaro-Amerikan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidenti i Institutit, Rrape Rruci ka bërë të ditur se së shpejti do të planifikohet dhe realizohet nisma e bërë për vendosjen e këtij monumenti të figurës historike kombëtare në metropolin amerikan. Idesë i janë bashkëngjitur edhe shoqatat dhe institucionet e tjera shqiptare dhe amerikane në SHBA, ndërsa për këtë është njoftuar edhe misioni shqiptar pranë OKB-së në Nju Jork.

Agjencia e lajmeve INA njofton se për vendosjen e monumentit pritet të kërkohet leja nga guvernatori i bashkisë së New Yorkut, Michael Blumberg.

Në fund të këtij tubimi Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave me qendër në New York e mbledhur në Institutin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” ka nderuar me certifikatën e nderit pas vdekjes profesorin nga Dibra e Madhe, Lutfi Turkeshin, ish kryetarin e degës së kësaj Akademie në Shkup, me motivacionin: "Me pietet e respekt për njeriun që një jetë të tërë i`a kushtoi çështjes kombëtare, zhvillimit të arsimit në Dibër të Madhe dhe të gjitha trojet shqiptare, si Maqedoni, Kosovë e rreth saj – atë që jo vetëm që brumosi me dije nxënësit e tij, por edhe me atdhedashuri gjithë popullin shqiptarë”! .


Me certifikatë nderi të Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave u nderua edhe profesori i njohur i gjuhës frënge, dibrani Nuri Koleci. /Telegrafi/