“Fshehna prej çikës që mos me më pa të mërzitun”. Ky rrëfim i një nëne në Fushë – Kosovë përmbledh betejën e heshtur të shumë pjesëtarëve të komunitetit ashkali në Kosovë. Në komunitetin ashkali, ku varfëria, përjashtimi social dhe diskriminimi janë pjesë e përditshmërisë për ta, shëndeti mendor mbetet plagë e hapur, shpesh e padukshme.
Minirja (emër i modifikuar), banuese e kësaj zone, ndan një përvojë të ngjashme. “Mërzia më e madhe është qysh me u ble fëmijëve për me hangër e me i çu në shkollë. Secili person mërzitet e nuk ndihet mirë, normal është ajo”, flet ajo gjersa është duke e palosur faculetën e njërit prej 5 fëmijëve që e ka pranë.
Në mungesë të mbështetjes institucionale të qëndrueshme, shumë gra si ajo e gjejnë ngushëllimin në bisedat me të afërmit ose shoqet.
“Foli me nuset e dajës së burrit, rrimë, bojmë llaf për kushtet. E hjeki pak mërzinë”, shprehet ajo, me ndjenjë lehtësimi.
Arjeta Ismajli nga organizata “The Ideas Partnership” thotë se sfida e parë që e rëndon gjendjen emocionale te ky komunitet, është ajo ekonomike. Sipas saj, kjo barrë iu bien sidomos nënave. Ismajli tregon se sa herë që shkojnë nëpër shtëpitë e kësaj lagje i gjejnë nënat duke u ballafaquar me vështirësi, si për ushqim, si për mirëmbajtje të shtëpisë, përgatitjen e fëmijëve për shkollë e pastrimin e shtëpisë.
“Nuk e mendoj që një pjesë e madhe e grave kanë kohë që të mendojnë për vete, duke e marrë parasysh shumë prej familjeve e kanë brengë gjendjen ekonomike. Sepse nuk e dinë a kanë bukë për nesër apo jo…”, shprehet Ismajli.
Gjendjen e rënduar të këtij komuniteti e konfirmojnë statistikat e ofruara nga Avokati i Popullit. Sipas një përgjigjeje që ia ka ofruar Ministria e Punëve të Brendshme këtij institucioni, raporti për numrin e të punësuarve nga radhët e komuniteteve joshumicë në shërbimit civil, i ndara sipas përkatësisë etnike në institucione shtetërore në nivel qendrore tregon se: 92.2% janë të punësuar shqiptarë, 4.1% serbë, 0.8% boshnjakë, 0.6% turq, 0.6 të tjerë dhe 2.4% të padeklaruar.
Duke u bazuar në këto të dhëna të dërguara, vërehet se nuk ka të dhëna për komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë, përfshirë romët, ashkalitë, egjiptianët, kroatët dhe malazezët. Sipas tyre, nuk ka ndonjë sqarim apo arsye shtesë për mospërfshirjen e këtyre komuniteteve në të dhëna statistikore të dërguara nga MPB-ja e të cilat janë të vitit 2022.
Përveç çështjes së punësimit, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim edhe për përdorimin e gjuhës fyese dhe ofenduese në diskursin publik, veçanërisht ndaj komuniteteve joshumicë, duke theksuar rastet në televizione.
“Gjuha fyese përdoret edhe nga persona publik por që deklaratat e tyre të dhëna në mediume të ndryshme paraqesin gjuhë urrejtjeje. Deklaratat e tyre fyese përveç që janë të papranueshme, ato ndikojnë direkt në promovimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes edhe tek të tjerët, duke dhënë shembuj negativ në shoqëri”, thonë nga ky institucion.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka shtuar se institucionet kompetente nuk kanë treguar efikasitet në marrjen e masave të duhura sipas ligjeve në fuqi ndaj këtyre mediave, për ta adresuar këtë problem.
Kjo gjendje, sipas ekspertëve, ndikon thellë në shëndetin e tyre mendor, duke shkaktuar stres, ankth e depresion. Komuniteti ashkali është i prekur thellë me këtë sfidë. Pjesëtarët e tij shpeshherë përballen me stereotipe dhe diskriminim.
Ndonëse nevoja për t’u konsultuar me profesionistë mund të jetë e madhe, numri i atyre që kërkojnë trajtim është më i ulët sesa i komuniteteve të tjera dhe kjo, sipas ekspertëve, ndodh për shkak të mungesës së qasjes apo stigmës që e shoqëron këtë proces.
“Individët nga komuniteti ashkali shpesh kërkojnë trajtim për çështje të shëndetit mendor, por numri i tyre është shumëfish më i ulët krahasuar me komunitetet tjera, për shkak të mungesës së vetëdijesimit apo stigmatizimit, dhe shumë probleme tjera që i parandalon ata të kërkojnë ndihmë”, thotë psikologu Arbër Zeka.
Sipas tij, për shkak të barrierave ekonomike dhe sociale, anëtarët e këtij komuniteti shpesh marrin më pak ose trajtim jo të përshtatshëm krahasuar me komunitetet tjera.
“Kjo nuk ndodh se ata janë të paragjykuar nga profesionist e shëndetit mendor. Profesionistët e shëndetit mendor janë të përgatitur që gjanat t’i shohin nga perspektiva profesionale dhe jo të paragjykojnë. Por se problemi qëndron tek nevoja që të vetëdijesohen komunitet pakicë, që të kenë siguri të plotë për t’i kërkuar këto shërbime profesionale”, shpjegon Zeka.
“Zani i zi i familjes”
Përpjekjet për të rritur vetëdijen mbi shëndetin mendor brenda komunitetit ashkali janë të shoqëruara me sfida të shumta, thonë nga organizata “Terre des Hommes”. Një nga sfidat kryesore është mungesa e informacionit dhe edukimit mbi shëndetin mendor, si dhe paragjykimet kulturore që e ndërlikojnë trajtimin e këtyre çështjeve.
“Në komunitetin ashkali, stigma ndaj shëndetit mendor mbetet e lartë, kryesisht për shkak të perceptimeve tradicionale dhe mungesës së informacionit të mjaftueshëm mbi këtë temë. Kjo stigmë është aq e përhapur sa që shumë individë, edhe kur kanë nevojë për ndërhyrje psikiatrike apo psikologjike, preferojnë të drejtohen te hoxhallarë, me qëllim që të shmangin ekspozimin e problematikave të shëndetit mendor dhe për, siç thonë ‘mos t’ju dalë zani i zi në familje’”, thonë nga kjo organizatë.
Sipas organizatës, psikoedukimi është thelbësor jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për çështje si prindërimi pozitiv, ndryshimet në periudhën e pubertetit, parandalimi i martesave të hershme, menaxhimi i stresit dhe ankthit, si dhe përballimi i vështirësive që vijnë nga kushtet e vështira ekonomike dhe sociale.
Ndërsa nga organizata “QIPS” thonë se komunitetet pakicë diskriminohen edhe rreth mundësisë për trajtim të shëndetit mendor, përveç të tjerave.
“Komunitetet pakicë përgjithësisht diskriminohen për sa i përket vëmendjes rreth temave shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe shëndetin mendor, që për shkak të kostos së lartë për trajtim në shërbime private dhe qasshmërisë të ulët në shërbime publike, mbetet privilegj për një grup të vogël të qytetarëve/eve”, thonë nga kjo organizatë.
Burim Meta, anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, thotë se edhe pse në Kosovë një numër i madh i organizatave joqeveritare kanë realizuar projekte të shumta për vetëdijesimin dhe edukimin e komunitetit, ka ende nevojë të forcohet kjo vetëdije.
“Për të përmirësuar gjendja, është e nevojshme të bëjmë intervenime të përgjithshme që të inkurajojnë shëndetin mendor dhe të ofrojmë të drejta të barabarta”, thotë ai.
Sipas të dhënave të fundit nga regjistrimi i popullsisë, në Kosovë jetojnë rreth 16 mijë ashkali, 7 864 prej tyre janë femra dhe 8 343 meshkuj. Numri i banorëve nga komunitetit ashkali ka shënuar rritje nga regjistrimi i popullsisë së vitit 2011 që ishte rreth 15 mijë. Ndërsa, disa nga komunat ku ka koncentrim më të madh të banorëve nga ky komunitet janë Podujeva, Fushë – Kosova, Lipjani, Ferizaj e Gjakova. /Zoje Sadiku/
Ky artikull financohet nga Bashkimi Evropian dhe projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për shoqërinë e përbashkët në Ballkanin Perëndimor” që zbatohet nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA), Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendrës për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) apo Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

Qeveria pret që me emisarin e ri të BE-së dialogu Kosovë-Serbi të kthehet në “binarët e duhur”

Taravari: Gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren