LAJMI I FUNDIT:

Nesër vjen kontigjenti i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore nga Turqia

Nesër vjen kontigjenti i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore nga Turqia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën më 8 prill, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Në njoftimin e bërë për media nga MSH thuhet se me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë numri i personave të infektuar me coronavirus ka arritur në 170, 24 prej tyre janë shëruar ndërsa katër kanë  humbur jetën./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori